Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Uncategorized

“Vërejtje në biografi”

todayJuly 13, 2026 5

Background
share close

Dikur, kur ishim të rinj dhe luanim basketboll unë me Partizanin e famshëm dhe Edi Rama me “Dinamon” gjithmone ne vendin e dyte, në atmosferën e ndrydhur të kohës, të dy konsideroheshim disi rebelët e skuadrave tona. Rama ishte shumë më i avancuar në liberalizmin e tij, por edhe unë, ndonëse i rritur në disiplinën ushtarake të Partizanit, bëhesha shpesh objekt kritikash për “devijime nga vija e Partisë”.

Edhe pse na ndanin dy klube që ishin ndërtuar për të mos e dashur kurrë njëri-tjetrin Partizani i Ushtrisë dhe Dinamo e Ministrisë së Brendshme, dëgjonim vazhdimisht histori e batuta që basketbollisti i ri, Edi Rama, bënte në kurriz të regjimit.

Rama e përçmonte servilizmin, puthadorjen dhe partishmërinë, atë mjedis hipokrizie me të cilin ishim të detyruar të bashkëjetonim të gjithë.
Nuk e mbaj mend as ditën, as çastin kur ai solli në rrethin e tij një personazh që më pas mbërriti edhe tek unë, Shoqen Bule.

Shoqja Bule ishte sekretarja tipike e Partisë së lagjes. Pak e shkurtër, pak e shëndoshë, pak e ngathët, por gjithmonë vigjilente. Ishte syri që vëzhgonte dhe veshi që degjonte. Shoqja Bule ishte kudo, në lagje, në fabrikë, në kooperativë, në fakultet. Ajo ishte mishërimi i njeriut që jetonte për të kontrolluar jetën e të tjerëve.

Rama e kishte shoqen Bule në majë të gjuhës. Duke recituar vargjet e famshme, ai tallej me të gjitha “Bulet” e fakultetit dhe të mjedisit ku jetonte. Përmes tij, ky personazh mbërriti edhe tek ne te “Partizanit”. Unë isha më i vogël në skuadër dhe e shihja gjithmonë Ramën me admirim për guximin e tij të hapur antikonformist dhe sigurisht qe e mora shoqen Bule per ta perdorur ne ambjentin e Klubit tone.

Por shoqja Bule më solli edhe një zbulim tjetër, shumë më të rëndësishëm.

Përmes saj njoha një nga poetët më të guximshëm të antikonformizmit shqiptar të asaj kohe, Kiço Spirin. Një personazh krejt i veçantë nga Zagoria, ekscentrik, me një gjuhë që nuk dinte të heshtte dhe me një talent të rrallë për të ndërtuar vargje me dy kuptime.

Poezitë e tij qarkullonin fshehurazi në Tiranë, vetëm në rrethe të besuara. Lexoheshin me etje, sepse ishin një frymëmarrje lirie në një kohë kur edhe humori konsiderohej rrezik politik. Ato godisnin të gjitha “Bulet”, sekretarët e Partisë, doktrinarët, spiunët e vegjël dhe gjithë ata që, në emër të vijës së Partisë, shkatërronin jetën e njerëzve.

Ky kujtim i bukur nga rinia, kur si Rama te Dinamo, ashtu edhe unë te Partizani, admironim Kiço Spirin, m’u kujtua këto ditë.

Në hapësirën time publike, ku shkruaj mendimet e mia, më janë sulur një lukuni e tërë “Bulesh”. Fatkeqësisht, sot ato nuk quhen më sekretare partie te lagjes. Sot Bulet quhen patronazhistë.

Por ka një ndryshim.

Bulet e djeshme ishin gra të rëndomta, pa kulture, te veshura me stilin tipik partiak me basme Berati të cilat njerëzit i druheshin për pushtetin e vogël që u kishte dhënë sistemi.

“Bulet” e sotme janë më elegante. Janë deputete të reja, djem me këmisha të bardha lino, me parfum të shtrenjtë, telefona modernë dhe makina luksoze. Disa flasin edhe pak anglisht, aq sa për t’u dukur “cool”. Punojnë edhe në administratë, në zyra moderne dhe paraqiten si fytyra të një brezi të ri.

Por, në thelb, në origjinë, mbeten po ata që Kiço Spiri i përshkroi me aq mjeshtëri dhe që Edi Rama i recitonte dikur me aq kënaqësi, një kastë injorantësh partiakë, të bindur se besnikëria ndaj pushtetit është virtyti më i madh dhe se mendimi i lirë është armiku i ketij virtyti.

Prandaj, per te gjithe “Bulet” e sotme në kujtim të asaj kohe kur poezia e Kiço Spirit na ndriçonte mendjen dhe shpirtin, po i përshëndes të gjithë patronazhistët e sotëm me një nga perlat e tij, frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë dhe me një titull që mbetet po aq aktual sa atëherë.”Vërejtje në biografi”.

Kicua rrëfen se si kish marrë një ditë 4 dhitë e tija për ti kullotur anes vijes se kufirit. Mirëpo, dhite e Kicos hynë pa dashje në tokën greke me bar më të mirë. “Bulet ” e fshatit pasi moren vesh per kete ngjarje mblodhën urgjent Këshillin e fshatit dhe e gjykuan Kicon me rreptesi duke propozuar edhe internimit e tij prej fshatit i cili ishte turperuar nga kjo ngjarje thelbesisht “klasore”.
E Kicua me ate kryelartesine e tij Zagorite nuk ja u pertoi “Buleve” dhe shkroi perlen e rradhes ku ka gdhendur portrein e BUles e cila me gishtin lart demaskonte Kicon e shkrete perpara fshatit.

“Vërejtje në biografi”

K.Th.Spiri i Zagorisë,/ Se c’të bëri pyckë e dhisë

Dhitë e tuaj janë tradhtare,/ Janë kurva, ja se c’farë!/
S’u pëlqyen cjeptë e vendit,/
Po deshën cjep palikarë !/
Na ke nxirë të dyja faqet,/
Nderin e kombit e preke !/
Duhej cjeptë shqipëtarë/
Që t’ua hipnin dhive greke !..

E keshtu vazhdoi tragji komedia e BUleve me Kicon e Zagorise i cili pa e prishur fare terezine i pershendeti “Bulet” me nje tjeter perle.

Po s’dorëzohet Kico Spiri, Kokrrat hajt, shëndosh kalliri

Shkruan Auron Tare:

Written by: WindowRadio.de

Rate it