Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Gazetaria Valbona Janko ngre alarmin: “Punojmë me përkushtim, por në RTSH Korçë mbetemi pa u paguar”

todayJuly 13, 2026 6

Background
share close

Një denoncim publik i bërë nga gazetarja dhe moderatorja Valbona Janko ka rikthyer në vëmendje një problem që, sipas saj, prej kohësh rëndon mbi punonjësit e RTSH Korçës. Përmes një reagimi të fortë, ajo ngre shqetësimin për mosrespektimin e kontratave të punës dhe vonesën e pagesave për punën e kryer, duke pretenduar se nuk është një rast i izoluar, por një realitet që prek edhe shumë punonjës të tjerë të këtij institucioni publik.

Janko shprehet se, megjithëse ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet e saj profesionale dhe ka realizuar emisionet sipas kontratës së nënshkruar, ende nuk ka marrë pagesën që i takon. Ajo thekson se mungesa e fondeve nuk mund të përdoret si justifikim për të mos shlyer detyrimet ndaj punonjësve, pasi kontrata ligjërisht krijon përgjegjësi për të dyja palët.

Në reagimin e saj publik, gazetarja nënvizon se shumë kolegë ndodhen në të njëjtën situatë, por zgjedhin të mos flasin nga frika ose pasiguria. Sipas saj, gazetarë, moderatorë, operatorë, montazhierë dhe punonjës të tjerë kanë punuar në fundjava, gjatë festave zyrtare dhe jashtë orarit për të garantuar vazhdimësinë e transmetimeve, ndërsa sakrifica e tyre nuk është vlerësuar me pagesën që u takon.

Më poshtë është reagimi i plotë i gazetares Valbona Janko:

Kur do marrë fund mos respektimi i punonjësve tē Rtsh Korçēs?

Eni Vasili, unē jam prova e gjallë ( e shumë si unë që nuk guxojnë) ,se në RTSH mund të punosh me përkushtim,të respektosh kontratën dhe nē fund të mbetesh pa u paguar!
Realizova emisionet
e mia sipas kontratës së punës, detyrimet i përmbusha deri nē fund dhe sot, pas gjithē asaj pune, po pres pagën që më takon. Shpesh emisionet mbyllen pa mbaruar kontrata e punës, për mungesë fondesh!!! Por mungesa e fondeve ,nuk mund të jetë justifikim për të mos paguar punën e kryer.Kontrata është detyrim për të dy palët.
Ky është problem dhe i shumë kolegëve që nuk guxojnë të kërkojnë pagën për mundin e tyre,për
fundjavat në punë,për ditët e festave, per punēt jashtë orarit, që transmetimet tē mbahen në këmbë.
Sakrifica e tyre dhe e imja nuk mund të trajtohet si diçka e zakonshme dhe as të mbetet pa vlerësuar.RTSH është televizion publik, financohet për t i shërbyer qytetit,por duhet të respektojë ata që punojnë me ndershmëri për të.Prandaj kërkoj publikisht:

  • Pagesën e menjëhershme për punën e kryer

-Respektimin e kontratës së punës

-Trajtim të drejtë dhe dinjitoz për çdo gazetar,moderator,operator,montazhier..punonjës në RTSH.(Rtsh Korca)
Eni Vasili, dinjiteti i punës, nuk është favor ,ËSHTË E DREJTË!

Written by: WindowRadio.de

Rate it