Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Histori

Rilindasi At Shtjefën Gjeçovi:

todayJuly 12, 2026 5

Background
share close

Në 12 Korrik 1874 lindi At Shtjefën Gjeçovi, Rilindas dhe patriot i madh shqiptar, mësues dhe përhapës i gjuhës shqipe, kontribues në pavarësin e Shqipërisë, si dhe kontribues në ngjarjet e Luftës së Vlorës. Ishte një njeri erudit, me formim të shkëlqyer edhe në shkencat historike. Ai konsiderohet si arkeologu dhe etnografi i parë shqiptar.

Shumë studiues e konsiderojnë aktivitetin e tij në arkeologji si antikuarianizëm, duke nënvleftësuar ose minizuar kontributin e tij real. Duke reflektuar mbi aktivitetin arkeologjik të Gjeçovit, në vlerësimin tim, ai përfaqëson fillimet e mendimit arkeologjik shqiptar, duke e trajtuar atë në nivelin e disiplinës shkencore. Së pari, ai ishte mbështetës i tezës së prejardhjes Iliro-trake të shqiptarëve, duke shkruajtur edhe artikuj shkencor mbi këtë temë. Së dyti, ai është pionier i arkeologjisë së terrenit. Konceptet e tij mbi kërkimin sipêrfaqësor dhe dokumentimin e gjetjeve arkeologjike janë gati bashkëkohore. Kërkimet e tij në terren në Shqipërinë e Veriut, dhe botimi i tyre, janë padiskutim kontributi i parë shkencor për krijimin e hartës arkeologjike të kësaj zone.

Për sa i përket gërmimit shkencor, parimet e tij janë gjithashtu moderne. Në një nga artikujt e tij, ai prezanton konceptin e gërmimit të një tume prehistorike në përmjet sondazheve, cka tregon për prirjen e tij të talentuar në kërkimin arkeologjik. Së treti, vihet re një etik akademike në artikujt e shkruar prej tij në fushën e arkeologjisë. Ai respekton me korektësi parimin e citimit të punëve paraardhëse, si dhe parimin e datimit të objekteve arkeologjike me metodat krahasuese. Së katërti, janë befasuese vërejtjet e tij mbi administrimin dhe mbrojtejen e pasurisë arkeologjike.

Ai kritikon ashpër veprimtarinë e arkeologut të huaj Paul Treger, i cili në Shqipëri blinte objekte arkeologjike për ti përvetësuar dhe për ti nxjerrë jasht vendit. Shembulli më i mirë që dha Gjeçovi në administrimin e pasurisë arkeologjike, ishte krijimi i një muzeu të vogël me koleksione të krijuara me artefake të mbëledhura nga kërkimet e tij në terren.

Dr. Kriledjan Çipa:

Written by: WindowRadio.de

Rate it