Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

ERDOGANI ËSHTË VERTETË NJË GJINI!

todayJuly 12, 2026 22

Background
share close

Me një veprim te vetëm i ekspozoi të gjithë anëtarët e NATO-s në Evropë si asgjë tjetër veçse frikacakë dhe të paaftë për luftësaqë nuk mund të mbajnë as edhe një pistoletë
Me atë dhuratë sikur u tha se
“𝗝𝘂 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗻𝗶 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝘂𝗮𝗷 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗶𝘁 𝘁𝘂𝗮𝗷 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗮𝗹𝗲𝗮𝗻𝗰𝗲̈ 𝘂𝘀𝗵𝘁𝗮𝗿𝗮𝗸𝗲. 𝗝𝘂 𝗳𝗹𝗶𝘀𝗻𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝗹𝘂𝗳𝘁𝗲̈, 𝗽𝗲̈𝗿 𝗲𝗹𝗶𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗮𝗿𝗺𝗶𝗸𝘂𝘁 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝗽𝗼 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗶 𝗷𝘂𝗮𝗷 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗮𝗾 𝗳𝗿𝗶𝗸𝗮𝗰𝗮𝗸, 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗷𝘂𝗮𝗷 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗮𝗾 𝗶 𝗸𝗼𝗿𝗿𝘂𝗽𝘁𝘂𝗮𝗿, 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗷𝘂𝗮𝗷 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗮𝗾 𝗶 𝗱𝗼𝗯𝗲̈𝘁 𝘀𝗮𝗾𝗲̈ 𝗷𝘂 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗮 𝗺𝗯𝗮𝗻𝗶 𝗮𝘀 𝗱𝗵𝘂𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝗻”.

Raportim i Reuters dhe Associated Press mbi problemet praktike dhe ligjore që u krijuan pas dhuratës së Erdoğanit.

Reuters përshkruan disa raste konkrete:

  • 𝗣𝗿𝗲𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝗘𝘂𝗿𝗼𝗽𝗲̈𝘀 (Ursula von der Leyen): Synon ta dhurojë në një muze ushtarak pasi të çaktivizohet.
  • 𝗕𝗿𝗶𝘁𝗮𝗻𝗶𝗮 (Keir Starmer): Nuk mundi ta fuste armën në Britani për shkak të ligjeve shumë të rrepta për armët e dorës. Revolveri mbeti në Ankara për t’u çaktivizuar (decommissioned).
  • 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗶𝗮 (Friedrich Merz): Arma iu dorëzua ambasadës gjermane në Ankara për t’u importuar më vonë sipas procedurave ligjore.
  • 𝗞𝗮𝗻𝗮𝗱𝗮𝗷𝗮 (Mark Carney): Ia dorëzoi autoriteteve për ta bërë të papërdorshme; më pas do të vendoset nëse do të përfundojë në një muze.
  • 𝗕𝗲𝗹𝗴𝗷𝗶𝗸𝗮 (Bart De Wever): Kur mbërriti në Bruksel, zbuloi se në bagazh kishte revolverin dhe municionin. Për shkak të rregullave të sigurisë, ia dorëzoi menjëherë policisë së aeroportit për ta ruajtur në kasafortë.
  • 𝗣𝗼𝗹𝗼𝗻𝗶𝗮 (Karol Nawrocki): Revolveri mbeti në pritje të procedurave doganore në aeroportin e Varshavës dhe do të ruhet në një vend të sigurt.
  • 𝗛𝗼𝗹𝗹𝗮𝗻𝗱𝗮 – Kryeministri Rob Jetten e la revolverin në ambasadën holandeze në Ankara. Plani është që arma të çaktivizohet përfundimisht përpara se të transportohet në Holandë.
  • 𝗜𝘁𝗮𝗹𝗶𝗮 – Kryeministrja Giorgia Meloni e futi revolverin në koleksionin zyrtar të dhuratave shtetërore në Palazzo Chigi, sipas procedurave italiane.
  • 𝗛𝘂𝗻𝗴𝗮𝗿𝗶𝗮 – Kryeministri Péter Magyar e publikoi dhuratën në rrjetin X, duke shkruar: “Një dhuratë e pazakontë nga presidenti Erdoğan në samitin e NATO-s: një revolver Magnum me municion, i gdhendur me emrin tim.” Nuk u raportuan probleme doganore në rastin e tij.
  • 𝗟𝗶𝘁𝘂𝗮𝗻𝗶𝗮 – Presidenti Gitanas Nausėda mori po ashtu revolver të personalizuar; fotografitë e dhuratës u publikuan nga presidenca lituaneze. Nuk u raportuan vështirësi specifike me importin.
  • 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶 𝗘𝘃𝗿𝗼𝗽𝗶𝗮𝗻 – Presidenti António Costa, së bashku me Ursula von der Leyen, iu nënshtrua procedurave të sigurisë të organizuara nga autoritetet belge pas kthimit në Bruksel.

Në përgjithësi, sipas Reuters dhe Associated Press:

  • Disa liderë i lanë armët në ambasadat e vendeve të tyre në Ankara.
  • Disa ua dorëzuan policisë ose autoriteteve doganore.
  • Disa vendosën t’i çaktivizonin (decommission) dhe t’i dhuronin muzeve.
  • Të tjerë i regjistruan si dhurata shtetërore, sipas legjislacionit kombëtar.

Nga raportimet e deritanishme, 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲̈ 𝗿𝗮𝘀𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗸𝘂 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗹𝗶𝗱𝗲𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲𝘁𝗲̈ 𝗺𝘂𝗻𝗱𝘂𝗿 𝘁𝗮 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈ 𝗿𝗲𝘃𝗼𝗹𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻, 𝘁𝗮 𝗸𝗲𝘁𝗲̈ 𝗳𝘂𝘁𝘂𝗿 𝗻𝗼𝗿𝗺𝗮𝗹𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲̈𝗽𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗮 𝗸𝗲𝘁𝗲̈ 𝗺𝗯𝗮𝗷𝘁𝘂𝗿 𝘀𝗶 𝗮𝗿𝗺𝗲̈ 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲.
Pra përfundimisht të gjithë u mblodhën për të treguar forcën luftarake por asnjëri nuk arriti të mbajë dot as dhuratën më të vogël ushtarake.

Written by: WindowRadio.de

Rate it