Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

Kryeministri Rama nga Düsseldorfi pranon që protestat janë kundër qeverisë:

todayJuly 1, 2026 10

Background
share close

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, kreu i qeverisë theksoi se përpjekja e tij nuk është përqendruar te numërimi i pjesëmarrësve, por te përçimi i mesazheve që vijnë nga bulevardi.

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi protestat e fundit në Tiranë, duke i cilësuar ato si një sinjal të rëndësishëm për të, ndërsa u shpreh i angazhuar për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, kreu i qeverisë theksoi se përpjekja e tij nuk është përqendruar te numërimi i pjesëmarrësve, por te përçimi i mesazheve që vijnë nga bulevardi.

Rama ngriti gjithashtu alarmin mbi rolin e teknologjisë, duke argumentuar se protesta është manipuluar dhe masivizuar përmes rrjeteve sociale.

“Si kryeministër, e konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjojë shqetësimet e njerëzve. Në të njëjtin bulevard ku protestojnë flamingot, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët, jo shumë kohë më parë.

Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamingove) u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq. Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri u ndikuan nga algoritmi, u shtrembërua realiteti përmes optimizimit. Algoritmi nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, ai thjesht mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës” u shpreh Rama./Dosja.al

Written by: WindowRadio.de

Rate it