Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sport

SPORTI SHKODRAN NË ZI😢

todayJune 18, 2026 25

Background
share close

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare ish- basketbollisti kampion i Vllaznisë Fatjon Taraboshi

Sporti shkodran është tronditur nga një lajm i hidhur. Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-basketbollisti dhe trajneri i njohur shkodran, Fatjon Taraboshi, një prej emrave që ka lënë gjurmë me fanellën e Vllaznisë.

Prej muajsh ai po përballej me probleme të rënda shëndetësore dhe kishte kryer edhe një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në Itali. Për shkak të gjendjes së tij, ishte organizuar edhe një fushatë solidariteti për ta ndihmuar në përballimin e kostove të trajtimit dhe medikamenteve.

Taraboshi ishte një figurë e respektuar e basketbollit shkodran, kampion me Vllazninë si sportist dhe më pas i angazhuar edhe si trajner. Vetëm pak javë më parë ai ishte vlerësuar publikisht për kontributin e dhënë ndër vite në basketbollin e qytetit të Shkodrës.

Written by: WindowRadio.de

Rate it