Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

12 Vite në këmbë për të parë zotin!

todayJune 15, 2026 4

Background
share close

Një indian i quajtur “Daulat Giri Ji Maharaj” vendosi të braktisë studimet universitare dhe t’i përkushtohet fesë, duke ia kushtuar veten vetëm një gjëje: të qëndrojë në këmbë përgjithmonë.

Arsyeja?
Sipas bindjes së tij, kjo praktikë fetare do ta çojë përfundimisht në shikimin e hyjnisë hindu (Mahadev).

Disa raporte thonë se prej 12 vitesh ai ndodhet në këtë gjendje; nuk është ulur dhe as nuk ka fjetur i shtrirë në tokë, por fle në këmbë duke përdorur një mbështetëse.

Në fotografi, një nga vullnetarët po kujdeset për këmbët e tij duke aplikuar pomada dhe dezinfektues lokalë, për të ndihmuar në lehtësimin e ënjtjes dhe trajtimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara nga vitet e gjata të qëndrimit në këmbë.

Përmendet se indiani “Daulat Giri Ji Maharaj” ende nuk e ka parë hyjninë e përmendur deri më sot.


Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë ta rrjepësh dhe ta mundosh veten, aq më shumë të do Zoti.
Por Zoti nuk është i kënaqur që njeriu ta ndëshkojë dhe ta torturojë veten në këtë mënyrë.

Written by: WindowRadio.de

Rate it