Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Tensionohen mardhënjet mes Trumpit dhe Netanyahut:

todayJune 8, 2026 14

Background
share close

E injoroi vërtet Netanyahu apelin e Trumpit?
Burimet perëndimore thonë se Presidenti i SHBA-së Donald Trump i kërkoi Kryeministrit Izraelit Netanyahu në një telefonatë që të përmbahet nga sulmet hakmarrëse kundër Iranit – por pa sukses. Duket se kjo ka tendosur raportet mes Trumpit dhe Netanyhut.

Këto burime thonë se Benjamin Netanyahu duket se ka shpërfillur apelet e Trumpit. Mediat amerikane raportojnë se Trump ka kërkuar nga Netanyahu të përmbahet nga sulmet hakmarrëse kundër Teheranit. Pas sulmeve të para me raketa iraniane, Trump i kishte thënë tashmë një gazetari amerikan se do ta “telefononte menjëherë Bibin dhe do t’i thoshte të mos kundërsulmonte”. Kjo u raportua nga gazetari i Axios Barak Ravid, i cili pretendon se ka folur me Trumpin në telefon.

Trump paralajmëroi kundër përshkallëzimit të mëtejshëm. Duke folur për transmetuesin izraelit Channel 12, presidenti amerikan tha: “Sulmet iraniane nuk dëmtuan askënd. Nëse Bibi kundërsulmon, do të vazhdojë siç ka bërë për 47 ose 3,000 vitet e fundit.”

SHBA-ja është afër një marrëveshjeje me Iranin. Për më tepër, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan e siguroi Netanyahun se do ta parandalonte Iranin nga vazhdimi i kërcënimit të Izraelit.

Megjithatë, Netanyahu vendosi të kryente sulme hakmarrëse kundër Iranit, që mund të tensionojë më tej marrëdhënien tashmë të tensionuar midis dy udhëheqësve. Trump ka konfirmuar se javën e kaluar ka pasur një përplasje me kryeministrin izraelit edhe për shkak të veprimeve të tij të fundit në Liban, ku forcat izraelite janë futur thellë në territorin e vendit fqinj.

Megjiathatë Trump thotë se ai është i vetmi që vendos për bisedimet me Iranin dhe se Kryeministri i Izraelit nuk do të ketë zgjidhje tjetër, veçse të pranojë marrëveshjen që po negociohet nga SHBA-të me Iranin.

Në informacionet e fundit thuhet se Trumpi ka paralajmëruar të dyja palët, Izralin dhe Iranian, të ndërprejnë menjëherë provokimet. A do ta respektojnë këtë thirrje krerët në Jerusalem dhe Teheran?

Written by: WindowRadio.de

Rate it