Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Shëndetësi

Ankthi dhe Ndjenja e Marramendjes:

todayMay 26, 2026 10

Background
share close

Shumë njerëz frikësohen nga errësira.
Shumë njerëz frikësohen nga humbja.
Por ka edhe nga ata që frikësohen nga vetja e tyre, nga ajo ndjenjë e papritur sikur toka po lëviz nën këmbë, sikur trupi po dorëzohet, sikur mendja po humb kontrollin.
Kjo është marramendja e ankthit.

Dhe nuk është vetëm simptoma që i lodh njerëzit, është frika nga simptoma.

Një ndjenjë e lehtë paqëndrueshmërie mund të kthehet në alarm të madh në mendje.
Po më bie të fikët.
Mos po pësoj diçka serioze.
Po humb kontrollin.

Realiteti psikologjik dhe fiziologjik është ndryshe.
Në shumicën e rasteve të ankthit, marramendja nuk është rrezik.
Është reagim.
Është ndjesi.
Jo katastrofë.

Kur ankthi aktivizohet, trupi futet në gjendje mbijetese. Frymëmarrja ndryshon, muskujt tensionohen, ritmi i zemrës rritet, dhe truri bëhet hiper vigjilent ndaj çdo sinjali trupor. Në moment, edhe një luhatje e vogël e ekuilibrit mund të perceptohet si kërcënim i madh.

Fillon cikli i ankthit.
Sa më shumë që personi kontrollon veten. A po më merret mendja. A po rrëzohem. A jam mirë. Aq më shumë trupi tensionohet, dhe ndjesia rritet.

Ankthi ka një mënyrë të çuditshme të funksionimit. Ai nuk ushqehet nga rreziku real,
por nga interpretimi katastrofik i ndjesive normale.

Marramendja nga ankthi shpesh nuk është rënie fizike.
Është lodhje e sistemit nervor.
Është mbingarkesë emocionale.
Disa njerëz fillojnë të shmangin vendet publike.
Të ecin me frikë.
Të mos dalin vetëm.
Asesi sepse janë të dobët, por sepse mendja i ka bindur se ndjesia është rrezik.
Por një ndjesi nuk është profeci.
Një simptomë nuk është fundi.
Dhe ankthi nuk është e vërteta absolute e trupit tuaj.

Shumë herë, personi me ankth nuk ka nevojë të luftojë marramendjen.
Ka nevojë ta kuptojë atë.
Se sa më shumë i reziston me frikë, aq më shumë ajo forcohet.
Ndërsa kur fillon ta shohësh si një reagim kalimtar të sistemit nervor, jo si kërcënim, trupi gradualisht mëson të qetësohet.
E rëndësishme është të kuptohet kjo.

Ankthi mund të krijojë ndjesinë sikur do të ndodhë diçka e tmerrshme,
por ndjesia nuk është ngjarja.
Ti mund të ndjesh sikur po humb kontrollin dhe prapë të jesh plotësisht i sigurt.
Mund të ndjesh marramendje dhe prapë të mos rrëzohesh.
Mund të kesh frikë dhe prapë të jesh i fortë.
Sepse ankthi është mjeshtër i iluzioneve trupore.
Ai e zmadhon ndjesinë, por jo domosdoshmërisht rrezikun.

Personi duhet të ndalon së pyeturi, çfarë po më ndodh, dhe duhet të fillon të kuptojë, ky është trupi im që po reagon ndaj frikës, jo trupi im që po shkatërrohet.

Shkruan Fisnik Qysa:

Written by: administratori

Rate it