Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Shdërrimi i medias në një “vrasëse me pagesë”…..
Sot, të gjithëve na ka pikëlluar ngjarja ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeçar, që nuk është rast i izoluar, fatkeqësisht.
Gjithmonë kam mbajtur qëndrimin se në raste të tilla, në respekt të familjea së viktimës, aq më shumë kur është fëmi, të gjithë ne, por sidomos media, duhet të heshtë deri në zbardhjen e ngjarjes.
Të gjithë i kujtojmë rastet sesi media për disa klikime më shumë, jep pa kufizim video apo sekuenca ngjarjesh të rënda e deri aty kur pa hezitim e në shkelje të kodit të vdekjes, i kërkohet intervistë familjarëve, te të cilët plaga është akoma e hapur.
Për të mos folur për ato raste, kur shkelja e këtij kufiri, e kthen lajmin, në një vrasje të dytë.
Ndaj, kurrë nuk jam prononcuar për raste të tilla, por kur po lexoj në shumicën e mediave, fatkeqësisht që paguhen nga mafia, krimi dhe korrupsioni, tek nxituan të na japin versionin e ngjarjes, pa prova dhe fakte, aq më keq, duke na publikuar edhe deklaratën e autorit të dyshuar të ngjarjes???????, vendosa të them dy fjalë, si nënë, qytetare dhe si një njeri që ka njohuri në fushën e ligjit.
Fillimisht, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, jam e bindur se askush nuk do të dëshironte të ishte në pozicionin e autorit të dyshuar që edhe në rast pafajësie, do e ketë peng gjithë jetën, sa herë do t’i bie rasti të drejtojë një mjet.
Në këtë kuptim, më shqetësoi pafund fakti se, akoma pa u firmosur deklarata para OPGJ, mafia e mediave arrin të marë info lidhur me këto deklarata, të cilat nëse janë të vërteta, e rëndojnë më shumë pozitën juridike të autorit të dyshuar.
Në këtë kuptim, arroganca e autorit të ngjarjes penale se “ishte në të drejtën e tij”, tregon se ai ka garanci që nuk do të ketë asnjë pasojë.
Nga ana tjetër, të jepen deklarata kaq të sigurta lidhur me faktin e aksit të rrugës “nacionale”, me shpejtësi përkatëse, pa asnjë raport apo ekspertizë nga ekspertë të fushës, tregon degradimin jo vetëm të drejtësisë, por edhe të medias, si ministria e propagandës pa portofol e narko pushtetit.
Të gjithë ne e dimë se me një shpejtësi prej 10 km/orë, nuk bën kurrë aksident me pasojë vdekjen.
Po kështu, e dimë se duhet një shpejtësi mbi 90 km/orë, që një aksident, të jetë me pasojë vdekjen, ndërkohë, tabela në vendin e ngjarjes e ka patur kufizimin deri në 30 km/orë.
Për ta mbyllur, nuk ka ekspert, opgj, prokuror apo gjyqtar që të besojë se autori regjisor, e paska parë që fëmija i ka ikur nënës nga dora (pra kur ka qenë shumë larg), por kur i ka marë jetën nga shpejtësia tej normës, nuk e ka parë (pra kur ka qenë shumë afër).
Gjithsesi, nëse do partia e nënës regjisorit, çdo gjë mund të ndodhë.
Imagjinoni dot çfarë do bënin sot, Aleanca e Qelbësirave që ushqehet nga mafia e medias, nëse larg qoftë, në vend të regjisorit, do ishte ndonjë i PD-së!?
Më poshtë, tabela e shpejtësisë së lejuar në vendin e aksidentit (marë nga faqja e gazetarit Kelvin Muka), e cila tregon qartazi se aksidenti me pasojë vdekjen, ka shkak shpejtësinë tej normave të lejuara nga ligji, dhe se autori i dyshuar, nuk paskësh qenë “në të drejtën e tij”.
PS: Duke ditur përfundimin e këtyre rasteve se, “njollën t’a heq partia”,
ofroj mbështetjen time ligjore ndaj familjarëve të viktimës.
Written by: administratori
Copyright WindowRadio.de