Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Shëndetësi

SPERMA NDIKON QE NGA SHTATEZANIA DERI NE KOMPLIKIME:

todayMay 22, 2026 19 1

Background
share close

Sperma e burrit nuk eshte thjesht “celesi” qe ndez shtatzenine.
Ajo vazhdon te flase me trupin e gruas gjate gjithe 9 muajve.

Per shume vite, kur nje shtatzeni shkonte keq, kur ndodhte nje abort spontan, kur placenta kishte probleme apo kur nje grua nuk arrinte te mbante nje shtatzeni… gishtat drejtoheshin pothuajse gjithmone nga ajo.
Sikur gjithe barra biologjike te ishte vetem mbi trupin femeror.
Sikur burri te kishte mbaruar “rolin” e tij ne momentin e fekondimit.

Por shkenca po rrezon nje nga mitet me te medha te fertilitetit modern.

Sepse spermatozoidi nuk sjell vetem ADN.
Ai sjell informacion biologjik qe ndikon direkt ne placente, ne zhvillimin e fetusit dhe madje ne shendetin afatgjate te femijes.

Placenta eshte organi me misterioz dhe me i nenvleresuar i shtatzenise.
Eshte si nje “planet” i perkohshem qe krijohet vetem per te mbajtur jeten.

Ajo:
📍 ushqen beben
📍 con oksigjen
📍 largon toksinat
📍 kontrollon hormonet
📍 mbron fetusin
📍 dhe bind sistemin imunitar te nenes te mos e sulmoje beben.

Dhe ja pjesa qe shume njerez nuk e dine:

Nje pjese e madhe e udhezimeve per ndertimin e placentes vjen nga babai. Nga sperma.

Pra, cilesia e spermes nuk ndikon vetem ne faktin “a do te ndodhe shtatzenia”.
Ajo ndikon ne menyren se si do te zhvillohet ajo shtatzeni.

Nese sperma eshte e demtuar nga:
📍 duhani
📍 alkooli
📍 obeziteti
📍 mungesa e gjumit
📍 stresi kronik
📍 toksinat mjedisore
📍 ushqimi inflamator
📍 mungesa e aktivitetit fizik
📍 mosha e avancuar

…atehere edhe informacioni biologjik qe ajo mbart fillon te humbase cilesine.

Eshte si te ndertosh nje shtepi me nje projekt te demtuar.
Nga jashte gjithcka mund te duket normale… por themelet fillojne te cahen ne heshtje.

Nje nga problemet me te studiuara sot eshte fragmentimi i ADN-se se spermes.
Kjo do te thote qe materiali gjenetik i spermatozoidit ka “carje”, demtime mikroskopike qe nuk shihen me sy, por qe mund te ndikojne fuqishem ne zhvillimin e embrionit.

Dhe ketu fillojne pasojat qe shpesh askush nuk ia lidh burrit:
📍 aborte spontane te perseritura
📍 probleme me implantimin
📍 preeklampsi
📍 placenta jo funksionale
📍 komplikime fetale
📍 infertilitet
📍 rrezik me i larte per crregullime neurologjike tek femija.

Preeklampsia, per shembull, nuk eshte thjesht “tension i larte ne shtatzeni”.
Eshte nje zjarr biologjik qe mund te demtoje enet e gjakut, melcine, veshkat dhe trurin e nenes.
Nje alarm qe ndizet brenda trupit dhe nuk fiket me lehte.
Dhe sot dime se cilesia e spermes lidhet edhe me kete komplikim.

Kjo ndryshon krejt menyren si duhet ta shohim fertilitetin.

Sepse fertiliteti nuk eshte vetem “problem femeror”.
Fertiliteti eshte pasqyra metabolike e dy trupave.

Nje burre qe:
📍 fle pak
📍 ha keq
📍 pi duhan
📍 konsumon alkool rregullisht
📍 jeton ne stres kronik
📍 nuk leviz
📍 ka inflamacion dhe rezistence insulinike

…nuk po demton vetem energjine e tij.
Ai po ndikon potencialisht ne biologjine e femijes qe ende nuk ka ardhur ne jete.

Dhe kjo eshte pjesa me e rendesishme:

Sperma rinovohet vazhdimisht.
Kjo do te thote qe trupi mashkullor ka aftesine te rikuperohet.

Ndryshimet ne stilin e jeteses mund te permiresojne ndjeshem cilesine e spermes:
📍 ushqimi anti-inflamator
📍 aktiviteti fizik
📍 gjumi cilesor
📍 ndalimi i duhanit
📍 reduktimi i alkoolit
📍 menaxhimi i stresit
📍 ulja e toksinave
📍 optimizimi hormonal dhe metabolik.

Ne fund… kjo nuk eshte histori faji.
Nuk eshte per te fajësuar burrin apo gruan.

Eshte per te kuptuar se nje shtatzeni eshte dialog biologjik mes dy njerezve.

Dhe ndonjehere, trupi i gruas nuk eshte “problemi”.
Ndonjehere ai thjesht po perpiqet te mbaje nje jete me materiale biologjike te demtuara qe kane ardhur shume me heret… nga ana tjeter e historise.

Altin Joka

Written by: administratori

Rate it