Rajon

Sulme dhe akuza të ashpra të Vjosa Osmanit në drejtim të LVV dhe Qeverisë: “Frikacakë, vetëizolues, përçarës…”

todayMay 10, 2026 3

Background
share close

Sulme dhe akuza të ashpra të Osmanit në drejtim të LVV dhe Qeverisë: “Frikacakë, vetëizolues, përçarës…”

Vjosa Osmani kthehet përfundimisht në LDK dhe ate me një fjalim të zjarrtë, kundër Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj të mëparshëm. Në prezantimin e përbashkët në Prishtinë me kreun e LDK Lumir Abdixhiku, ajo tha se e ndjen veten mirë që “po kthehem në shtëpinë time”.

Abdixhiku dhe Vjosa Osmani u prezantuan në “Tubimin e Bashkimit” dhe thanë se duan të bashkojnë forcat e LDK-së.

Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për Presidente e LDK, ndërsa Abdixhiku është kandidat për Kryeministër nga kjo parti.

Vjosa Osmani nuk kurseu bashkëqeverisësit dhe bashkëpartiakët e deritanishëm nga VV e Guxo duke thënë se ajo së bashku me Lumir Abdixhikun “kurrë nuk do ta bllokojmë shtetin për interesa politike, e aq më pak për pozita”.

“Ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën”, tha Osmani. Ndërsa politikën e qeverisë e quajti si “vetëizoluese” (shiko videon në komente!).

“Ka nga ata që ushqehen nga kriza e kaosi në kurriz të shtetit”, tha Osmani, ndërsa duke kujtuar kohën e të qenurit në Presidencë tha se e ka kuptuar që ishte “përballë frikacakëve, të cilët i druhen forcimit të Kosovës. Frikacakëve që e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”…

“Rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli”, tha Osmani e cila përmendi edhe domosdoshmërinë e raporteve të mira me SHBA dhe partnerët perëndimorë.

Këto janë Deklaratat e Vjosa Osmanit në prezantimin e parë në listën e LDK. Mbetet të shihet çfarë do të nxjerrë tjetër deri më 7 qershor, kur e keni rendin ju në vendvotime!

Written by: administratori

Rate it