Rajon

Në Podgoricë, të dielën, po paralajmërohet nji tubim i organizuem prej grupimeve nacionaliste, me ideologji çetnike për mosnjohje të Kosovës.

todayMay 9, 2026 6

Background
share close

Nuk asht thjesht nji “tubim”, por asht nji marshim i hijeve të së kaluemes. Ky asht produkt i kuzhinave çetnike që, të përkrahuna prej nji pjese të kishës serbe dhe nën mbrojtjen e heshtun të nji qeverie që po e shet fqinsinë e mirë për vota nacionaliste, kërkojnë me ia kthye Malit të Zi faqen e zezë të historisë. Po kërkojnë me shti flakën në shtëpinë tonë të përbashkët.

Këto grupime nuk veprojnë vetëm. Ata kanë bekimin e nji kishe që në vend të paqes mbjell urrejtje dhe kanë mbështetjen e nji qeverie hibride ku partitë pro-serbe mbajnë çelësat e pushtetit. Ky asht bashkëpunim i turpshëm mes zyrtaresh që paguhen me taksat tona dhe atyne që andrrojnë me i pa kufijtë e rajonit tue u la përsëri me gjak.

Kosova asht e lirë. E lame n’gjak, me sakrificë, me vuajtje e me qëndresë të nji populli që nuk u përkul kurrë. Asht realitet që nuk negociohet, nuk fshihet dhe nuk kthehet mrapa, sado zhurmë me u ba nëpër sheshe.

E për ata që mendojnë se shqiptarët i frikësojnë këto skenare të lodhuna; gabohen ranë. Shqiptarët nuk i kanë mbijetue historisë tue u tërheqë, po tue qëndrua. Nuk i kanë mbrojtë trojet me heshtje; por me dinjitet, me sakrificë e me gjak. Nuk na frikëson as propaganda e vjetër, as flamujt mbi harta të huaja, as nostalgjitë për kohë që kanë marrë fund përgjithmonë.

U baj za shqiptarve që janë pjesë e qeverisë! Mos heshtni! Heshtja juej asht aprovim. Nëse bashkpunimi vazhdon me këto struktura; do jetë tradhti ndaj rrugës europiane dhe ndaj çdo shqiptari që jeton në këto troje.

Damir Dibra

Written by: administratori

Rate it