HomeUncategorizedKryeziteteKina hap lagjet e para ku jetojnë edhe robotët: si funksionojnë qytetet...

Kina hap lagjet e para ku jetojnë edhe robotët: si funksionojnë qytetet hibride të së ardhmes?

Shenzhen, një nga metropolet më teknologjike të Kinës, ka inauguruar zonën e parë urbane “robot-friendly”, duke e kthyer qytetin në një laborator të hapur për bashkëjetesën mes njerëzve dhe robotëve. Projekti synon të testojë në kushte reale inteligjencën artificiale të avancuar dhe përdorimin e robotëve humanoidë në jetën e përditshme.

Në këto lagje hibride, robotët mund të ecin në rrugë, të hyjnë në dyqane, të ulen në parqe apo të kryejnë shërbime logjistike, duke ndërvepruar drejtpërdrejt me qytetarët. Nisma u prezantua gjatë konferencës së industrisë së inteligjencës artificiale dhe robotikës në rajonin ekonomik Guangdong-Hong Kong-Macao, duke u konsideruar një hap strategjik në garën globale teknologjike.

Qyteti si laborator: modeli “1+1+N”

Projekti është pjesë e planit më të gjerë “Guangdong Embodied Intelligence Training Ground 1+1+N”, i cili synon të zhvillojë robotë që mund të perceptojnë, mësojnë dhe veprojnë në mënyrë autonome në botën fizike.

Modeli përfshin një qendër provinciale trajnimi për robotët, një qendër koordinimi dhe menaxhimi, si dhe një zonë demonstrative urbane ku robotët testohen në situata reale.

Në këtë hapësirë, robotët përballen me sfida të përditshme si trafiku i këmbësorëve, shpërndarja e mallrave apo shërbimet publike, me synimin për të përshpejtuar hyrjen e tyre në treg.

Pse u zgjodh Shenzhen

Shenzhen nuk është zgjedhur rastësisht. Provinca Guangdong është një nga qendrat kryesore industriale dhe teknologjike të Kinës. Ajo prodhon mbi 40% të robotëve industrialë të vendit dhe rreth 80% të robotëve të shërbimit.

Vetëm në 10 muajt e parë të vitit 2025, fabrikat lokale prodhuan rreth 260 mijë robotë industrialë dhe gati 13 milionë robotë për shërbime.

Robotët inteligjentë dhe gara globale

Tregu global i robotëve inteligjentë pritet të arrijë mbi 108 miliardë dollarë deri në vitin 2028, sipas analizave financiare ndërkombëtare. Ndërsa SHBA ruan avantazh në kërkimin shkencor dhe teknologjinë e çipave, Kina po fokusohet tek aplikimet praktike dhe përdorimi masiv i robotëve në industri dhe qytete.

Qeveritë lokale në Pekin, Shangai dhe rajone të tjera kanë alokuar fonde miliardëshe për robotikën dhe inteligjencën artificiale, duke e bërë këtë sektor një prioritet strategjik kombëtar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat