Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Botë
todayMarch 4, 2026
Merzi mbështet ndërhyrjen në IranKancelari Merz nuk ka mundur të zgjedhë një moment më të rëndësishëm por edhe më të ndjeshëm për vizitë në Amerikë. Takimi i tij ne Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të martën, (02.03) ishte një rast i mirë të mësojë më shumë edhe për synimet amerikane në Iran.
Për mediat gjermane Friedrich Merz u shpreh se “kishte mësuar më shumë rreth objektivave të SHBA-së në luftën kundër Iranit.
“Përshtypja ime është se qeveria amerikane është e vendosur fort të shkatërrojë të gjithë potencialin ushtarak të Iranit, veçanërisht arsenalin e saj të raketave dhe aftësitë e armëve bërthamore”, tha Merz për ZDF.
Sipas Merzit, “Irani është përgjegjës për pjesë shumë të mëdha të terrorizmit ndërkombëtar”, përfshirë edhe mbështetjen e Rusisë në Ukrainë.
“Këtu është vendi, ku mund të thuhet me të vërtetë – nëse ky regjim nuk ekziston më, e gjithë bota do të jetë pak më mirë”, tha Merz.
Në këtë takim janë biseduar edhe çështje të tjera si marrëdhëniet mes dy vendeve, marrëdhëniet mes SHBA dhe BE dhe tema të tjera me rëndësi ndërkombëtare. Megjithatë, Irani dhe Lindja e Mesme ishin në qendër të vëmendjes.
Gjermania ka mbështetur ndërhyrjen kundër regjimit në Iran, por vetë nuk është dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë e përfshirë në këtë luftë drejtpërdrejt.
Written by: Window.Al