Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Botë
todayFebruary 25, 2026
Ambasadorja shqiptare në Gjermani nën hetim, Aida Sakiqi shpallet e pandehur🇦🇱🇩🇪
Prokuroria nis procedim penal për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje në emërimin e stafit në përfaqësinë diplomatike në Berlin
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Aida Sakiqi, është shpallur e pandehur dhe ndodhet nën hetim nga Prokuroria për tre vepra penale: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh zyrtare dhe përvetësim titulli apo detyre shtetërore.
Sipas raportimeve mediatike, hetimi ka nisur pas kallëzimeve të bëra nga qytetarë që jetojnë në Gjermani, si dhe nga punonjës të përfaqësisë diplomatike. Burime pranë çështjes bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa dëshmitarë dhe janë kryer verifikime paraprake mbi dokumentacionin dhe veprimtarinë administrative të ambasadës.
Ndër akuzat e ngritura përmenden dyshime për falsifikim dokumentesh të klasifikuara, probleme në menaxhimin e fondeve, si dhe shkelje në procedurat e emërimit të personelit. Sipas informacioneve të publikuara, gjatë hetimit janë konstatuar parregullsi jo vetëm në administrimin financiar dhe tenderët, por edhe në rekrutimin e stafit.
Raportohet se në disa raste janë shkelur rregullat e sigurisë kombëtare në procesin e punësimit, duke u përfshirë persona me shtetësi të huaj. Për një rast konkret, thuhet se ka pasur ndërhyrje të shërbimeve të sigurisë për largimin e një punonjësi me shtetësi ruse të emëruar në përfaqësi.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme apo nga Kryeministria lidhur me zhvillimet më të fundit. Sipas raportimeve, pritet që në muajin mars Prokuroria të kërkojë masë sigurie dhe pezullim nga detyra për të pandehurën, ndërsa procesi hetimor vijon.
Emërimi i Aida Sakiqit në postin e ambasadores në Berlin erdhi pas largimit të paraardhësit të saj, ndërsa rasti pritet të ketë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.——-Marrë nga 360grade.al
Written by: Window.Al