Kështu thonë dhe mendojnë disa ekspertë dhe analistë, sepse ditët e fundit ka përplasje shumë serioze rreth pensioneve, madje edhe brenda vetë partive në pushtet. Ndryshe, Qeveria e Kancelarit Merz nuk ka pasur kurrë një mbështetje më të dobët, sesa në sondazhet e fundit. E një prej shkaqeve është edhe grindja publike rreth disa çështjeve.
Grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestag ka hedhur poshtë kërkesën për të ndaluar paketën e pensioneve dhe për të rishikuar ate. Madje edhe të rinjtë në CDU kërkojnë rishikimin e paketës dhe kërcënojnë se nuk do ta votojnë. Nëse ata nuk votojnë, koalicioni nuk ka votat të mjaftueshme për këtë paketë. E kjo rrezikon edhe vetë koalicionin.
Paketa parahikon “pensioni aktiv”, që do të thotë se pensionistët mund të punojnë dhe fitojnë deri në 2.000 euro pa tatime. Kjo synon, të adresojë mungesën e punëtorëve të kualifikuar por edhe të përmirojë gjendjen e pensionistëve.
Paketa e pensioneve është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar. Grupi i të Rinjve i grupit parlamentar CDU/CSU e refuzon atë për shkak të kostove të larta afatgjata.
Por ka shumë mosmarrëveshje edhe rreth nivelit të pensioneve. Aktualisht pensionet janë në nivelin e 48% të rrogave. Partitë në pushtet duan që ato të vlejnë edhe për disa vite, ka dhe propozime për ndryshime, por këtu ka dhe mosmarrëveshje të shumta. Këto ditë duhet të vendoset si do të shkojnë procedurat.




