13.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeBotëProtesta e të rinjve me origjinë të huaj kundër Kanselarit Merz:

Protesta e të rinjve me origjinë të huaj kundër Kanselarit Merz:

Në shenjë proteste kundër një deklarate të diskutueshme nga Friedrich Merz (CDU) në lidhje me “dukjen e qyteteve” për shkak të të huajve, rreth 30 persona u larguan në mënyrë demonstrative nga salla gjatë një fjalimi të Kancelarit mbi temën e integrimit.

Në ndarjen e Çmimit Talisman për Kohezionin Social nga Fondacioni Gjerman i Integrimit në Berlin, përfituesit e bursave dolën nga salla në momentin kur Merz doli në skenë të flasë.

Ata mbanin në duar simbole ku shihej: Wir sind das Stadtbild” (“Ne jemi pamja e qytetit”). Ata u kthyen në vendet e tyre vetëm pas fjalimit afërsisht 20-minutësh të Merzit.

Nga mesi i tetorit Kancelari Merz tha se Qeveria federale po korrigjon gabimet në politikën e migracionit dhe po bën përparim, “por sigurisht, ne ende e kemi këtë problem në pamjet e qytetit”.

Kjo deklaratë është interpretuar dhe kritikuar shumë, duke u quajtur madje edhe si raciste e drejtuar kundër të huajve. Më pas Merz u pyet nëse do të kërkojë falje për këtë deklaratë, por ai e forcoi edhe më shumë ate, duke thënë: Nëse nuk e keni kuptuar se çfarë kam thënë, pytni vajzat tuaja në mbrëmje kur të kthehen në shtëpi nga qyteti.

Këto deklarata kanë rezultuar edhe me protesta, por ka dhe shumë mendime të ndryshme, ku kërkohen dëbimet e shpejta të atyre që nuk kanë të drejtë të rrinë në Gjermani.

Merz më pas e ka sqaruar deklaratën duke thënë se “Gjermania është një vend imigracioni dhe se historia e Republikës Federale do të kishte qenë më e keqe pa imigracionin.”

Por në të njëjtën kohë, ai e bëri të qartë se imigracioni duhet të menaxhohet më mirë dhe të kontrollohet për të siguruar integrim të suksesshëm. Ndërsa ata që nuk kanë të drejtë të rrinë në Gjermani duhet të largohen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat