Miliona njerëz nuk kanë para për ngrohje të mjaftueshme në BE
Miliona njerëz në Gjermani dhe BE thonë se nuk kanë mjaft para për të paguar ngrohjen, për shkak të çmimeve tepër të larta.
Gati çdo i dhjeti qytetar i Bashkimit Evropian thotë se nuk ka para të mjaftueshme për të paguar ngrohjen, ndaj edhe kursen. Njerëzit në Bullgari dhe Greqi janë veçanërisht të prekur, ndërsa në Finlandë numri i tyre është më i vogli.
Sa i përket Gjermanisë, më shumë se pesë milionë njerëz kanë deklaurar se nuk kanë para të mjaftueshme për t’u ngrohur sa duhet. Në vitin 2024 shifra e sakt ishte 5.3 milionë të prekur, që është rreth 6.3 përqind e popullsisë, sipas Zyrës Federale të Statistikave.
Në vitin 2023, përqindja e atyre që nuk kanë mjaft para për ngrohje ka qenë madje 8.2 përqind. Megjithatë, Gjermania është pak më mirë se mesatarja e BE-së ku 9.2 përqind raportuan probleme financiare me ngrohjen vitin e kaluar. Por edhe atje është përmirësuar pak gjendja, sepse në vitin 2023, kishte rreth 10.6 përqind të njerëzve që kishin këto probleme.
Vitin e kaluar në Bullgari dhe Greqi kanë deklaruar rreth 19% prej tyre qe nuk kanë para për ngrohje të mjaftueshme. Ndërsa gjendja më e mirë ishte në Finlandë (2.7 përqind) dhe Slloveni e Poloni (3.3 përqind.
Çmimet e gazit pothuajse janë dyfishuar nga viti 2020 deri në vitin 2024. Edhe çmimet e energjisë janë rritur rreth 50,3 përqind për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithatë kohët e fundit çmimet janë stabilizuar, sepse vitin e kaluar çmimet e energjisë kanë rënë mesatarisht 1.9 përqind, në krahasim me një vit më parë.
Shkruan Bari Cani




