Politikë

EDI RAMA NDAN DETYRAT E GRUPIT PARLAMENTAR:

todaySeptember 15, 2025

Background
share close

Sot në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në prani të kryeministrit Edi Rama, për përcaktimin e punëve në nisje të legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë.

Objektivi madhor është integrimi europian dhe përmbushja e reformave për anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Fokusi i grupit parlamentar është i plotë në mbështetje të qeverisë së Partisë Socialiste dhe në hartimin dhe miratimin e legjislacionit që e mbështet këtë objektiv madhor.

Këtë të hënë, Partia Socialiste, zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar, vetëm pak ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend.

Në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i punëve në parlament dhe ndarja e drejtuesve të komisioneve që do të drejtohen nga socialistët.

Deputetët socialistë në mbledhjen e parë të grupit parlamentar, ku i pranishëm ishte dhe vetë kryesocialisti njëherësh dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, caktoi emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare, që do të udhëhiqen nga PS-ja.

KONKRETISHT KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DO DREJTOHEN NGA:

Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi

Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja

Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledi Çuçi

Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj

Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi

Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani

Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Fatmir Xhafaj

Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Reforma Territoriale – Arbjan Mazniku

Written by: Window.Al

Rate it