Politikë

ADRIANA KALAJA NUK NDALET:

todaySeptember 9, 2025

Background
share close

Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë……

Pse do thoni Ju?
Se unë nuk bej kompromis me të vërtetën dhe ndjek pa ekuivok, intuitën time.
Statusi i mëposhtëm, është shkruar nga unë më 15 gusht 2021.
Pra, 25 ditë para se Lul “matematicienti”, me urdhër ambasadorësh e pushteti kriminal, përjashtoi Prof. Dr. Z. Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.
Shumë nga ata që ishin afër Lulit e sot afër Z. Berisha, m’u sulën e më sulmuan.
Madje, më shumë se vetë pushteti.
Në unison me Yurin e Sudet, jepej urdhër e orientim, që media të më bënte bllok.
Dhe ashtu ndodhi.
Më sulmuan ata që ishin dakort me përjashtimin e Z. Berisha, ose “Euroatlantikët”.
Ata që e kundërshtuan përjashtimin ose rithemeluesit, e megjithëse më kërkuan falje më 9 shtator 2021, sot mbyllin sytë para modelit Sude e “konfliktit në diversitet”.
Ata që ikën e u kthyen, se ndjenë gabimin.
Ata që ikën e u kthyen, se tradhëtinë na e shitën si gabim politik (atyre që e besuan).
Ata që ikën e u kthyen jo për fitoren, por për mandatin e ryre.
Ara që para moralit vendosin të ndjekin modelin Sude.
Ata që pozonin në krah të Yurit, ndryshe Merinanga e Zezë, kur neve ajo na tregonte barin.
Ata që pozonin në krah të Eskobar, ndërkohë që sulmohej historia dhe kontributi i Z. Berisha dhe i PD-së.
Ata që duartrokisnin e duartrokasin Organizatën Kriminale SPAK.
Sidomos kur u arrestua Z. Berisha.
Ata që nuk guxuan kurrë të vinin një ditë te Rruga e Shpresës.
Fatkeqësisht, ka shumë brenda nesh nga “ata”.
Fatkeqësisht me mandat që do vijojnë edhe për katër vite të njëjtën histori.
Se të them se ku qëndron morali në këtë rreshta, po e lë në analizën Tuaj, por ajo që desha T’Ju pyes Juve është se:

  • A është aktuale sot më shumë se kurrë për PD-në e “rithemeluar”, ajo që unë kam shkruar në 15 gusht 2021 për PD-në e Lul euroatlantiksit?

Përgjigjen po e lë në dorën Tuaj, pasi të lexoni statusin:

Kush ja prishi gjumin këtë ditë të nxehtë gushti Lulit?

Ky ishte mirë në gjumë?
Ç’pati, se dhe ne u mësuam me gjumin e tij.
Apo e zgjoi Mami Xhuri (ndryshe Merimanga e Zezë)?
Fol i tha se tani ka nevojë Atdheu dhe SHBA për ty.
Akoma nuk e mësoi ky se një si puna Xhurit (ndryshe Griselda Blanca), flamurin e fituesit ja ka dhënë gjithmonë Ramës?
Dhe këtij historikisht shkopin ……..e flamurit?
Fatkeqësisht.
Po si nuk i doli gjumi me 30 korrik 2020 kur u ndryshua Kushtetuta?
Po kur u shkarkua Presidenti nga Kuvëndi në mënyrë antikushtetuese?
Po me 30 korrik 2021 kur ra Kushtetuta me VKM-në antikushtetuese për Teatrin Kombëtar?
Se më 30 korrik 2021, kur nuk u zbatua një vendim i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar RA dhe vetë SHTETI.
Dhe ai vazhdoi gjumin i qetë.
Mbase nën hijen e ndonjë tende yahti me Xhurin dhe Gigin.
Po kur bëhej marëveshje në kurriz të gjakut të vëllezërve kosovarë me shkjaun Vuçiç?
Edhe kur fëmijët tanë morën rrugën e kurbetit si asnjëherë pas viteve ’90.
Sepse duke qënë më të zgjuar se ne, kuptuan se nuk ka shpresë në këtë Shqipërinë e mjerë.
Kjo edhe për faj të opozitës.
Çfarë e ngriti nga shtrati apo shezlloni sot në ditë të dielē?
Të paktën ja vlejti.
Sot e pamë për të parën herë që u rreshtua dukshëm në krah të banditit Rama.
Dhe kjo justifikon edhe 25 prillin.
Kjo justifikon dhe mosreagimin në lidhje me Non Gratën z. Berisha.
Ndërsa demokratët presin me kërshëri pozicionin e PD në lidhje me Berishën, gjindet koha të na bëhet leksion për detyrimet që kemi ndaj NATO-s.
Përpara se të kemi detyrim ndaj NATO-s të presim afganë dhe jo vetëm, NATO ka detyrim që në Shqipëri si vend anëtar i saj të bëhen “zgjedhje të lira e të ndershme”.
A ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme?
Joooooo.
Çfarë reagimi pati ndaj tyre?
Zeroooooo.
Sepse detyrimet ndaj NATO-s dhe virtytin e mikpritjes ne i pranojmë.
Ne nuk pranojmë skuthllëkun dhe të futmen që për të, megjithëse disa herë, akoma nuk e kupton.
Se ne nuk pranojmē kur një horr Kryeministër bën marëshje pa autorizimin dhe vendimimarjen e askujt.
Thua se po i strehon te Vila e Lindës në Surrel.
Nuk mjafton kjo tradhëti ndaj shqiptarëve dhe gjithë Kombit, si me marëveshjen e Open Vallkan (Serbisë), ashtu dhe me afganasit, por duhej legjitimuar edhe nga Luli, që nuk flet kurrë atëherë kur dubet të flasë.
Kur pusht-eti tradhëton populli, dhe kjo po ndodh shpesh, është fatkeqësi.
Kur të tradhëton OPOZITA, ështē tragjeti.
Ti thotë dikush të ndryshojë këshilltarët dhe gjithë lëpirësat që i ka rreth e rrotull dhe që në fakt vetë i ka zgjedhur.
Nga Sudet e me rradhë……..
Edhe ata PR gazetarë që i bënë fushatën, nisur nga interesa personale, si një fotokopje e shēmtuar e Ramës dhe si shpërblim për humbjen i futi edhe në Këshill.
Madje vetë i 2-të.
Të ndryshojë edhe atë kategori njerëzish pa dinjitet, që ngrihen për t’i mbyllur dritaren Kryetarit se ftohet nga pas.
Le të rri pak me dritare hapur Kryetari Opozitës se i bën mirë.
Qarkullon ajrin e rëndë që ka kohë që rri në një vënd dhe e bën më të fortë ndaj viruseve.
Edhe ndaj asaj të fundit, Lambadës.
Realisht ndjej trishtim për 626 mijë vota bashkë me timen, që u hodhën poshtë para urdhërit të ambasadorëve sekserë të Ramës.

PS: Shumë herë ndjej ndaj vetes dhe të gjithë atyre që janë kundër kētij regnimi se:
Rama na gjuan sepse Basha po na mban duart.

Written by: Window.Al

Rate it