Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todaySeptember 6, 2025
KAUBOJSI, vjen me librin me shenime autobiografike, si nje lloj ditarmbajtjeje shume interesante, nje kronologji tredimensionale, qe nga “klandestin me gomone, sipermarres ne “xhunglen e Lombardise”, Milano, dhe deputeti “antirryme” i Kuvendit te Shqiperise.
Me rastin e 50-vjetorit të lindjes vendosa të shkruaja autobiografinë time, “Jeta ime”. Në këtë moment të rëndësishëm të jetës, ndjeva dëshirën të bëja një rrëfim dhe ta ndaja me lexuesit. Secili prej nesh mban brenda vetes një autobiografi, disa e shprehin përmes kujtimeve të shkruara, të tjerë e ruajnë të heshtur në arkivin e kujtesës. Unë i përkas një brezi jeta e të cilit ka qenë e mbushur plot me sfida dhe situata që as nuk mund të konceptohen nga të rinjtë e sotëm.Megjithatë, autobiografitë shërbejnë si modele, si burim frymëzimi apo grishje për reflektim. Kjo imja i cek të tria. Jam përpjekur të nxjerr nga skutat më të thella të kujtesës ngjarjet që kanë lënë gjurmë në jetën time si njeri, bashkëshort, prind, sipërmarrës, politikan dhe piktor.Tashmë, në këtë gjysmë shekulli jete, kam pasur fatin të rrethohem nga miq e njerëz të mrekullueshëm. Po aq me fat ndihem edhe për origjinën time dhe familjen që kam krijuar. Gjatë këtyre viteve jam rrëzuar disa herë, ashtu siç u ndodh pothuajse të gjithëve, por çdo herë kam mësuar se si të ngrihem përsëri më i fortë.Mendoj se jeta është treguar shumë bujare me mua, duke më dhënë mundësi të përjetoj disa role mjaft të rëndësishme, atë të prindit, politikanit dhe sipërmarrësit. Nëse do të më kishin pyetur vite më parë se si e përfytyroja jetën time, sigurisht që do të kisha shpresuar e do të isha përpjekur të ishte e suksesshme, por kurrë nuk do të kisha menduar se do të ishte kaq e suksesshme. Nuk e kisha marrë me mend se do të më jepej mundësia të ulesha si deputet në parlament, duke hyrë në historinë e parlamentarizmitshqiptar. Po ashtu, s’e kisha menduar kurrë se do të isha sipërmarrës i suksesshëm në “xhunglën” e Lombardisë.Në libër janë përmendur thuajse të gjithë emrat e miqve, kolegëve dhe kundërshtarëve që kanë qenë bashkudhëtarë në udhëtimin tim politik. Gjithashtu, në libër përmenden plot miq nga bota e sipërmarrjes, të cilët kam pasur fatin t’i njoh e të bashkëpunoj me ta.Libri ka gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme. Ai është i ndarë në katër kapituj, fillon me fëmijërinë dhe përfundon me pasionin tim për ngjyrat, pikturën.Asnjëherë nuk kam pretenduar se jam piktor profesionist, por kam theksuar se piktura është çështje pasioni që më lejon të shpreh emocione, ide dhe përjetime përmes ngjyrave. Më pëlqen të luaj me ngjyrat, të cilat, shpeshherë, më rrëfejnë krejt natyrshëm historinë e çdo pikture që realizoj.Jeta në emigracion zë një pjesë të rëndësishme të autobiografisë sime. Mendoj se shumë lexues do të gjejnë veten në rrëfimet e mia sa u përket vështirësive të emigracionit në Greqi dhe Itali.Nuk është e lehtë të marrësh guximin për të shkruar për veten. Prandaj, jam përpjekur të tregohem sa më i vërtetë e të sjell para jush Eduartin, ashtu siç është, në një prizëm që ndoshta nuk e keni njohur më parë.(Autori)
Written by: Window.Al