Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayAugust 27, 2025
Kur nana iku më la në duart e tuaNë sytë e tu mbeti drita e fundit e imjaTi më rrite me zemër me gjak e me mundÇdo mall që s’më dha bota , ma dhe ti pa fund.
Unë isha jeta jote fryma në mëngjesE bukura vajzë me shpirt të ndjeshëm e të ndershëm pa stresTi ëndërrove për mua: “Të jetë emër me zëTë ngrihet krenare kudo që të jetë”
Por unë u martova dhe larg të lashE largësia të dogji si diell në gushë plasTë mungova unë , siç më mungon ti sotTi më doje pranë, jo larg në një botë tjetër të ftohtë
Amanetet që le më ndjekin si hijeMë kërkojnë të jem dritë mes errësirës që vjen pa fijePor sot babë, shpirtin ma djeg fjala e rëndëE askush s’e pastron veç dorës tënde të ndershme, të ndërruar në jetë me dhimbje
Jam krenare për ty, për zemrën që s’u lodhPër durimin tënd, për fjalët që më bënë njeri sotJam krenare për atë që më mësove çdo ditë:Të jem njeri me shpirt, me dashni, pa pishman e pa frikë.
Ti më mungon si ajri në ditë me erëDhe fjala që s’e thashë më rri në bark e më vret përherëVeç ti do dije ta dëgjoje, pa gjykimVeç ti do dije ta ndreqje me zemër çdo gabim
Nga Vera Gjonaj
Written by: Window.Al