Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Fatkeqësisht, sipas shumë qytetarëve, AKEP nuk mbron konsumatorin, por shërben si mbulesë për abuzimet e kompanive në këtë treg!

todayAugust 10, 2025 3

Background
share close

Mijëra shqiptarë janë viktima të pafajshme të skemave të koordinuara, stresuese, abuzuese dhe financiarisht të kushtueshme të kompanive telefonike, për ndërprerjen e numrit të telefonit apo kalimin nga një kompani te tjetra. Është shume zhgënjyese që këto skema abuzive i përdor edhe kompania Vodafone, e cila përballet me probleme kritike dhe të përsëritura në lidhje me cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.

Stafi i papërgatitur në zyrat e shërbimit, vonesat e qëllimshme dhe mungesa e përgjigjeve të qarta – ku çdo punonjës në të njëjtën pikë shërbimi jep shpjegime të ndryshme dhe shpesh kontradiktore – krijojnë një përvojë thellësisht penalizuese për klientët.

Shpjegimet janë të mangëta, dhe rezultati përfundimtar është një cilësi e dobët shërbimi dhe kosto të padrejta – si direkte ashtu edhe indirekte – për klientet dhe qytetarët.

Përpara se të bëja këtë postim shqetësues, kam ndjekur të gjitha hapat e ankesave zyrtare, si pranë Vodafone ashtu edhe pranë AKEP.

Fatkeqësisht, sipas shumë qytetarëve, AKEP nuk mbron konsumatorin, por shërben si mbulesë për abuzimet e kompanive në këtë treg.

Zyra e klientëve e Vodafone nuk të lejon të përzgjedhësh ofertën më të lirë (1100 lekë), me arsyetimin absurd se ajo “u takon vetëm klientëve besnikë”, ndonëse në promovimet e tyre nuk ka asnjë sqarim për këtë kufizim.

Oferta e dytë kushton 1500 lekë, por përfshin 2.000 SMS dhe 2.000 minuta, nga të cilat shumë klientë nuk përdorin as 20% te tyre. Pra detyrohemi të blejmë një shërbim që nuk e perdorim.

Po ashtu, Vodafone, edhe sipas reklamave të veta, promovon mundësinë për hartimin e një “plani personal”, por vetëm nëpërmjet shërbimit online.

Shtimi i opsioneve online është pozitiv dhe i mirëpritur, por përjashtimi i mundësisë për të përfituar nga këto opsione edhe në zyrat fizike është diskriminues.

Përzgjedhja e opsioneve që u lehtësojnë punën kompanive, ndërkohë që kufizojnë të drejtat dhe zgjedhjet e klientëve, është abuzive dhe cenon drejtpërdrejt të drejtat e konsumatorëve.

Po kështu, Vodafone është një abuzues shqetësues ndaj konsumatorëve shqiptarë, duke zaptuar 100 % te siperfaqeve stacionet e autobusëve me reklama imponuese për produktet e saj

një veprim që nuk do të guxonte ta bënte në asnjë vend tjetër perëndimor.

Përgjegjësia sociale është treguesi kryesor që dallon cilësinë e drejtimit dhe të shërbimit të cdo kompanie.

Kompani që përfitojnë ne menyre abuzive, nga ndikimi i tyre në një treg të pambrojtur, dhe që shkelin në mënyrë të përsëritur të drejtat e konsumatorëve dhe qytetarëve shqiptarë, nuk mund të pretendojnë as cilësi, as etikë, dhe as integritet në shërbim.

Arben Malaj

Written by: WindowRadio.de

Rate it