Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Germania dhe Anglia bashkojnë forcat!

todayJuly 17, 2025 6

Background
share close

Gjermania dhe Britania do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në rast sulmi ushtarak.

Një mesazh i qartë në drejtim të Rusisë!

Gjermania dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje për ndihmë ushtarake në rast sulmi nga jashtë, në radhë të parë nga Rusia.

Këto vende bashkëpunojnë ngushtë edhe në kuadër të NATO-s, por me marrëveshjen e nënshkruar sot nga kancelari Merz dhe kryeministri Starmer në Londër, ato duan të tregojnë qartë se do të ndihmojnë njëra – tjetrën në rast sulmi.
Ato do të zhvillojnë edhe programe të përbashkëta për sisteme të armëve që mund të godasin objektiva deri në 2000 kilometra. Në Evropë tani për tani nuk ka sisteme të tilla.
Rusia ka raketa të tilla, ndërsa tani edhe evropianët duan ti kenë.
Britania e Madhe dhe Gjermania do të bashkëpunojnë edhe në prodhimin dhe eksprotin e armëve.
Marrëveshja ka gjithësejt 17 pikë dhe 27 faqe. Merz tha në Londër se kjo është një “marrëveshje historike”, që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe në ekonomi, luftimin e migracionit ilegal si dhe kriminalitetit.
Por pesë vjet pas Brexitit, Britania dhe Gjermania kanë arritur marrëveshje edhe për lehtësimin e lëvizjes mes këtyre dy vendeve, në veçanti për shkëmbimin e nxënësve.
Kjo do të thotë se nxënësit në të ardhmen nuk do të kenë nevojë për viza, por emrat e nxënësve duhet të shënohen në një listë dhe ata mund të udhëtojnë bashkë me klasën.
E me këtë marrëveshje parashikohet edhe bashkëpunim në parandalimin e migrantëve. Britania ka probleme të mëdha me migrantët ilegalë, sepse përmes detit kanë kaluar në Britani gjatë këtij viti më shumë se 20.000 njerëz.
Ndërsa sa i përket kriminalitetit, ato do të forcojnë bashkëpunimin në luftimin e bandave të drogës dhe parndalimin e financave ilegale.

Written by: WindowRadio.de

Rate it