Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Trump kërkon të sulmohet Moska!

todayJuly 15, 2025 3

Background
share close

Presidenti Trump është zhgënjyer me Putinin dhe këtë e ka thënë shumë hapur. Por ajo që raportojnë mediat perëndimore në këto momente duket gati si e pamundur. Financial Times, që zakonisht konsiderohet si një burim i sigurt informimi, njofton se Trumpi ka pyetur Presidentin e Ukrainës Zelenski: “Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?”, që lë të nënkuptohet se Trumpi po e mendon seriozisht që të ndihmojë Ukrainën që të godasë vetë zemrën e Rusisë.
Zelenski është përgjigjur, sipas këtyre burimeve: “Absolutisht. Mundemi, nëse na jepni armët.”
Këtë lajm e kanë publikuar edhe shumë media serioze në Gjermani.
Gazeta njofton se Trumpi i ka mbështetur këto plane për sulme eventuale ndaj Moskës dhe Shën Peterburgut, që mund të paraqetë një shkallë shumë serioze dhe të rrezikshme të konfliktit, nëse Moska goditet me armë të Perëndimit.
Sipas këtyre burimeve, Tump ka mbështetur këto plane, “në mënyrë që rusët të ndiejnë dhimbjen” dhe të fillojnë negocatat serioze për paqen.
Trumpi ka caktuar 50 ditë afat për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës. Nga Moska thonë se ata i kanë kuptuar seriozisht këto kërcënime të Trumpit, por e kaluara dëshmon se Moska nuk i ka marrë vërtet seriozisht kërcënimet e presidentit amerikan, sepse pas çdo telefonate me Trumpin, Putini ka urdhëruar sulme edhe më të rrepta ndaj Ukrainës.
Mbetet të shihet tani si do të reagojë, por goditja e Moskës do të ishte një shkallë e re e konfliktit.

Written by: WindowRadio.de

Rate it