Botë

Deputetët e AFD në Gjermani nuk e njohin genocidin e Srebenicës!

todayJuly 12, 2025

Background
share close

Skandal në Bundestag – dy deputetë të AfD-së mohojnë gjenocidin
Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë edhe në Bundestag?! Kjo ndodhi në debatin e djeshëm në përvjetorin e 30-të të gjenocidit në Bundestagun gjerman nga dy deputetë të AfD-së.
Deputetët e partive të qendrës poltike, si Michael Brand, deputetja Jasmina Hostert dhe shumë të tjerë kujtuan krimet, masakrat dhe gjenocidin e forcave serbe të kryera në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë.
Krime dhe masakra të tmerrshme janë kryer në shumë vende, ndërsa gjenocidi në Srebrenicë ishte masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Deputetët e qendrës poltike kujtuan krimet serbe, kujtuan se gjykatat ndërkombëtare kanë konstatuar gjenocidin e forcave serbe në Srebrenicë, se Vuçiqi që kërcënonte me vrasjen e 100 bosnjakëve për një serb, sot është akoma në pushtet në Serbi dhe se po cënon sigurinë edhe sot me mbështetjen e Putinit…
Por dy deputetë të AfD shkaktuan debate të ashpra me mohimin e gjenocidit. Deputeti i AfD-së, Alexander Wolf, kritikoi klasifikimin e masakrës si gjenocid, me fjalët se “serbët qëlluan burra por kursyen gratë dhe fëmijët”.
Këto pohime u kundërshtuan ashpër nga Siemtje Möller, e SPD, që kujtoi deputetin e AfD se gjykatat ndërkombëtare e kanë konstatuar gjenocidin.
Jürgen Hardt, i CDU, e akuzoi Wolfin se e mohonte gjenocidin dhe po mban anën e autorëve të krimit dhe jo të viktimave.
Por deputeti i AfD-së Martin Sichert shkoi edhe më larg dhe krahasoi gjendjen në Gjermani me ate në ish-Jugosllavi.
“Ajo që u pa në shkallë të gjerë në luftën jugosllave tani mund të përjetohet në një shkallë të vogël në pothuajse çdo oborr shkolle në Gjermani”, tha ai. “Srebrenica na kujton se duhet t’i japim fund multikulturalizmit para se të jetë tepër vonë.”
Deputetët e SPD-së dhe Partisë së Majtë ia kthyen shpinën Sichert në mënyrë demonstrative.
Kryetarja e Bundestagut Klöckner e qortoi atë të fliste për këtë çështje.
U detyrua të reagojë edhe Ministri i Jashtëm Johann Wadephul (CDU)i cili tha se Bundestagu po debaton gjenocidin e njohur që është fakt dhe iu dretua të pranishmëve nga vendet e tjera që kishin ardhur në Bundestag.
Ai shprehu kleqardhje për këtë debat dhe i kërkoi falje familjarëve për krahasimet e viktimave me vrasësit, ndërsa ambasadorit të BH i tha në emër të qeverisë gjermane: “Ne natyrshëm e njohim këtë gjenocid.”
Më 11 korrik 1995, serbët e Bosnjës pushtuan enklavën myslimane të Srebrenicës, ku kanë ekzekutura më shumë se 8,000 njerëz, burra dhe të rinj.
Gra, vajza dhe fëmijë u deportuan me autobusë. Vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kanë vërtetuar ligjërisht natyrën gjenocidale të masakrës së Srebrenicës.

Written by: Window.Al

Rate it