Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Botë
todayJuly 2, 2025 1
Komisionerja e BE-së Ursula von der Leyen (66) po përballet me akuza të rënda.
Mediat gjermane njoftojnë se Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola i ka informuar tani më krerët e grupeve parlamentare se do të votohet për mocionin e votëbesimit ndaj von der Leyen.
Vota e mosbesimit u iniciua nga deputeti rumun Gheorghe Piperea. Thuhet se ai ka siguruar mbështetjen e të paktën 72 deputetëve, sa duhen për një votëbesim.Por von der Leyen mund të shkarkohet vetëm nëse voton një shumicë prej dy të tretash të votave të hedhura.Piperea dhe të tjerët akuzojnë von der Leyen dhe Komisionin se kanë refuzuar të japin informacionet e kërkuara me kreun e kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer gjatë krizës së koronavirusit.Në pyetje është pra, sipas tyre, mungesa e transparencës në kohën e coronës.
Written by: Window.Al