15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeBotëGjermania në alarm:

Gjermania në alarm:

Gjermania mbledh Këshillin e Sigurisë – reagime të shumta ndaj bombardimeve amerikane në Iran
Presidenti Trump ka parlajmëruar vazhdimin e sulmeve ndaj Iranit, nëse ai nuk i kthehet paqës. Amerika ka sulmuar “dhe ka shkatërruar”, siç thotë Trump, tri baza bërthamore në Iran.
Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghtschi ka paralajmëruar pasoja ndaj Amerikës. “Sulmet e sotme do të kenë pasoja të përjetshme”, thotë ai.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar prej Iranit “të rifillojë bisedimet me Amerikën dhe Izraelin për pogramin bërthamor”. Merz ka ftuar sot në mëngjes menjëherë pas sulmeve amerikane në tri qendrat bërthamore iraniane edhe Këshillin e Sigurisë dhe është konsultuar për gjendjen në Gjermani si dhe gjendjen gjeostrategjike.
Gjermania pritet të shtojë masat e sigurisë në shumë vende që mund të konsiderohen si të rëndësishme në këso rastesh të përshkallëzimeve.
Kryeministri britanik Starmer i ka bërë thirrje Iranit po ashtu për bisedime. Prorami bërthamor i Irnait është një kërënim serioz, ta Starmer.
Ai sikur edhe Merz dhe të tjerët në Perëndim thonë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.
Arabia Saudite shprehet “thellësisht e shqetësuar” me zhvillimet e fundit. “Kjo është shkelje e sovranitetit të Iranit”, thonë përfaqësuesit e këtij vendi.
Iraku ka denuar sulmet si një “kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme”.
Skeretari i Përgithshëm i OKB António Guterres shprehet “thellësisht i shqetësuar me sulmin e dhunshëm të Amerikës kundër Iranit”. Ka hap, sipas tij, paraqet një “përshkallëzim serioz” dhe “kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë”
Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas thotë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, sepse ai rrezikon sigurinë ndërkombëtare. Kallas u bëri thirrje palëve që të ulin tensionet dhe të zgjidhin problemet me diplomaci
Republikanët amerikanë e kanë mbështetur deri tani veprimin e Trumpit ndërsa disa demokratë e kanë kritikuar.
Priten edhe reagimet e Rusisë dhe Kinës…

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat