Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Botë
todayJune 19, 2025
Gjendja katastrofale në Rripin e GazësPërderisa e gjithë bota ka drejtuar sytë drejt luftës mes Izraelit dhe Iranit, gjendja e popullatës në Rripin e Gazës është katastrofale dhe dramatike, njofton tagesschau.E gjitha bota po shikon tani zhvillimet mes Izraelit apo Iranit, dhe po harrohet se çfarë po ndodh në Gazë.Përfaqësuesit e disa shoqatave joqeveritare izraelite thonë për ARD se: “Izraeli po shfrytëzon momentin kur e gjithë vëmendja botërore është përqendruar në luftën mes Izraelit dhe Iranit për të vazhduar krimet e veta në Gazë.”Edhe familjarët e pengjeve izraelite rikujtojnë se “lufta në Gazë po vazhdon për më shumë se 620 ditë, që nga sulmi terrorist i Hamasit me 7 tetor 2023 dhe marrja pengë e shumë izraelitëve”.“Për të dyja palët do të ishte më mirë që kjo luftë të përfundojë”, thotë një nënë izraelite.Në Gazë po mbretërojnë bombarime, vrasje, gjendje e mjerueshme humanitare dhe shëndetësore, uria, mungesa u kujdesit shëndetësor…Vetëm nga dita e premte, kur kanë filluar bombardimet Izrael-Iran, në Gazë ka pasur sipas burimeve palestineze, më shumë se 300 të vdekur.Mohammed Abu Silmiyah, drejtori i spitalit Al-Schifa thotë se spitali është sulmuar disa herë nga Izrali, me shpjegimin se atje janë fshehur terroristë. Çdo ditë ka të vdekur dhe të plagosur, thotë ai për ARD.“Bota nuk po shikon se çfarë po ndodh, sikur lufta në Gazë të kishte marrë fund, ndërkohë që lufta dhe gjenocidi po vazhdojnë në Rripin e Gazës”, pohon ai për ARD.Njerëzit po detyrohen të ikin nga një vend në vendin tjetër, të zhvendosen dhe po përpiqen të mbijetojnë në kushte të mjerueshme, pa ushqime të mjaftueshme, pa ujë të mjaftueshëm dhe nën rrezikun e përhershëm që të goditen nga plumbat.Gati 700 kampionë mallra janë dërguar në gjashtë ditët e fundit në Gazë. Ndërsa para 7 tetorit vinin çdo ditë rreth 500 kampionë.Organizatat joqeveritare thonë se Izraeli nuk e ka parasyshë gjendjen humanitare, por vetëm qëllimet e veta ushtarake. Uria, sipas tyre, po përdoret si mjet lufte. Ndërsa në vendet e shpërndarjes së ushqimeve shpesh ka edhe të shtëna me armë dhe panik masiv, të vrarë dhe të plagosur, njerëz të dëshpëruar që kërkojnë ushqim për familjen dhe veten.Gjendja në veçanti dramatike është në veri. “Na kanë harruar për shkak të luftës mes Izraelit dhe Iranit. Të gjithë po shikojnë atje, për ne nuk po kujdeset askush”, thotë Sahad Ahmad, i cili apelon për ndihmë, për të shpëtuar popullin atje.Sipas tij, të gjithë e kanë harruar gjendjen e tyre, por jo edhe Izraeli.“Ushtarët në Rripin e Gazës po futen gjithmë ne më thellë. Çdo ditë kemi sulme dhe të vdekur. Gjendja humanitare është katastrofale”, thotë ai, shkruan tagesschau.
Written by: Window.Al