Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayJune 17, 2025
INTERVISTE ME SHKRIMTARIN GJERGJ JOZEF KOLA – LAUREAT I MINISTRISE SE KULTURES SE AUSTRISE PER PROJEKTIN RILKE 2025
PYETJE:Çfarë do të thotë për ju të jeni laureat i letërsisë nga Ministria e Kulturës austriake?
PERGJIGJE:Të jesh mbajtës i nji vleresimi shtetnor nuk asht pak. Shumë njerez e andrrojnë e shumë pak e marrin. Nji vlerësim i tillë per vete konkurencen kërkon dy elemente që të merret:1.Mbeshtetjen e politikes. Ose 2. Aftësinë e vecante me binde Jurine për cilësinë tande.Kur LAUREATI arrihet me nderhymjen e politikes, nuk i ka asnji detyrim popullit të vet dhe mbetet gjithë jetën shërbëtor i politikes, keshtuqë ai nuk e thotë kurrë asnji fjale kundra pushtetareve e korrupsionit në vendin ku merret e jepet. Shqipnia ka disa raste te tilla, Austria fatlumisht jo.Ai që e merr kët nderim të jashtzakonshëm për aftesitë e tija, ai i asht mirnjoftës popullit të tij dhe i detyrohet deri në fund të vërtetës për të. Politikes nuk i ka asnji detyrim, vetem i bahet pasqyre e realitetit, aty ku ajo, politika nuk do me pa.Keshtu e shoh edhe unë kët nderim kaq të jashtzakonshëm:
PYETJESi do të ndikojë ky Laureat në punën tuaj të përditshme?
PERGJIGJEUnë punoj mësues qe 25 vjet, e nji ditë të bukur, shteti ku jetoj –Felix Austria – përmes ministrisë së kulturës – më nderon si Lauerat në fushën e letrave, e më afron pagën e nji nëpunësi austriak për nji vjet, që unë me shkru, me përkthy, me ba projekte letrare, si nji urë mes dy shteteve. Ky asht vlerësimi ma i mirë që kam marrë ndonjëherë. Unë, që kam punu mësues e në pushimet e orëve kam kriju letërsi, papritmas shoh se jeta e ka kthye pllaken, e tash kohën ma të madhe po ja kushtoj pasionit tem. Shteti austriak më ka pagu për mësimdhënie, tash po më paguen për me kriju, për me shkru letërsi – e kjo më gëzon dyfish.
PYETJETë pagojë ministria e kultures austriake per pasionin tënd, a e shihni si një shperblim i krijimtarise disavjecare, apo si rrezultat i një vullneti të pathyer?
PERGJIGJENë Austri, si Shteti ashtu edhe Bashkitë kanë çmimet e veta të përvitshme, me të cilat autorët fitues angazhohen me krijue vepra letrare me tema që prekin shoqninë. Une kam marre disa here vleresime te tilla nga bashkia e Vjenes.Këtu mendohet se shkrimtarët, poetët e artistët në përgjithësi janë edhe katalizatorë të shoqnisë, e projektet fituese përzgjidhen prej jurive anonime për me i shërbye shoqnisë – për me ia nxjerrë ferrat që i janë ngulë prej kohës, prej frymës së kohës, prej “Zeitgeist-it” ku jetojme.
PYETJEPo në Shqipëri e Kosovë?
PERGJIGJENë Shqipni mendohet ndryshe, në Shqipni mbeshteten ata që dihet se i shërbejnë politikës, ata që i perkasin nji klani te caktuem politiko-strategjik. Në vendin e shqipeve ma parë caktohen fituesit , mandej nisë gara letraro-artistike. Une kam dërgu disa projekte si ne bashkine e Shkodres ashtu edhe në ministrinë e kulturës ne Tiranë, porse as që kanë denju me u përgjigje, se paku për edukatë e mirësjellje.
PYETJECila asht sfida e juaj tashme që jeni laureat i letrave Autro-shqiptare me vleresimin shtetëror të Austrisë?
PERGJIGJEPersonalisht, ky vlerësim asht nji sfidë e madhe – jo veç për anën profesionale, as veç për pasionin si shkrimtar – por, mbi të tana, për karakterin: ai, në ket sfidë, fiton nji shkëlqim të ri e të veçantë. Nji sfidë si ajo e Davidit kundër Goliathit – por kësaj here, Davidi e ka mbushë llastikun e vet me të drejtën e plotë, e asht gati me ia përplasë Goliathit në nji duel të pabarabartë, por fisnik – i vetëdijshëm se moralisht, ka fitu tashma. Unë kam shkrue rreth 80 drama, 20 romane, 10 poema – e këto jo vetëm që do t’i prezantoj në takime të ndryshme, por do të krijoj edhe të tjera, në mënyrë që njerëzit me gjetë shpresën e humbun; sepse poeti asht i pakorruptueshëm, e si dikur profetët biblikë, i shërben të vërtetës mbi gjithçka.
PYETJESi mendoni ta prezantoni punën tuaj si Laureat i letrave Austro-shqiptare, njiheresh edhe ne sherbim te Projektit Rilke?
PERGJIGJEKam ndertu nji home page në adresen https://gjergj-jozef-kola.com/sq/Aty kushdo mundet me gjetë të gjitha veprat e mia, aktivitetet si dhe programin e aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen.
JU UROJ SUKSESE
Ju falem Nderes.
INTERVISTOI Dr. HANS HUBER – Ministria e kultures austriake.(perkthimi Gjergj Jozef Kola)
Written by: Window.Al