Merz kritikon hapur qeverinë izraelite!
Gjermania po ndryshon tonet ndaj Izraelit, që për këtë vend është tërësisht e pazakonshme, kur dihet e kaluara dhe mbështetja e parezervë e Izraelit nga shteti gjerman. Madje edhe vetë kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar shumë qartë dhe shumë ashpër ofensivën e fundit izraelite në Rripin e Gazës.
“Vuajtjet kaq të mëdha të popullatës civile, siç po shihen ditët e fundit, nuk mund të justifikohen me luftën kundër terrorizmit të Hamasit”, tha Merz në WDR Europaforum 2025.
Gjermania duhet të jetë e distancuar në “këshillimet publike të Izraelit, si asnjë vend tjetër”, por kur tejkalohen kufijtë dhe shkelen të drejtat humanitare, atëherë as Gjermania nuk mund të heshtë, tha kancelari.
Merz theksoi rëndësinë e “partneritetit të Gjermanisë me Izraelin, por qeveria izraelite nuk mund të bëjë gjëra që nuk mund t’i pranojnë as miqtë e tyre më të mirë.
“Hapur duhet ta pranoj se nuk jam duke kuptuar se cili është qëllimi i ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në Gazë”, tha Merz, e këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha në sallën ku foli.
Ndërkohë në radhët e partisë socialdemokrate, SPD, janë shtuar zërat që kërkojnë edhe ndalimin e dërgimit të armëve në Izrael, e ka dhe kritikë të tjerë që janë edhe më të ashpra ndaj politikës izraelite në Gazë.
Ndërhyrjet e fundit kanë kritikuar hapur edhe disa vende të tjera evropiane, si Franca, Spanja dhe të tjerë.
Njëkohësisht edhe mediat po raportojnë gjithnjë e më shumë dhe më detajihst për vrasjet e fëmijëve, grave, civilëve, për vuajtjen dhe urinë e popullatës, për goditjet e spitaleve dhe venstrehimeve të civilëve…
Deri tani nuk ka ndonjë reagim të Izraelit pas këtyre kritikave, që janë tërësisht të pazakonshme në Gjermani.




