Të paktën 12 të plagosur me thikë në Hamburg
Gjermania ka probleme shumë, shumë serioze me mbajtjen e thikave dhe sulmet me thika. Para dy ditësh një 13-vjeçar sulmoi dhe lëndoi një nxënës tjetër 12-vjeçar, ndërsa në këto momente vjen një lajm tronditës nga Hamburgu: Në stacionin kryesor hekurudhor në Hamburg një person ka sulmuar kalimtarët me thikë dhe ka lënduar të paktën 12 kalimtarë. Tre prej tyre janë në rrezik për jetën, tre janë lënduar rëndë dhe gjashtë më lehtë.
Ky “personi” akoma nuk dihet se kush është. Policia ka arrestuar një grua, por ka dhe media që raportojnë se sulmin e ka kryer një burrë. Së shpejti me informacione të tjera…
Siç ju kam njoftuar, sulme dhe vrasje me thika, kanë ndodhur kohët e fundit shumë shpesh në Gjermani.
Shkruan Bari Cani




