Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Uncategorized

Shpikja që mund të shpëtojë mijëra jetë foshnjash: Mjeku shqiptar që tronditi Harvardin!

todayMay 22, 2025 1

Background
share close

Një moment historik për mjekësinë dhe krenarinë kombëtare: Dr. Kujtim Thaçi, mjeku shqiptar, ka realizuar një arritje të jashtëzakonshme duke u bërë shqiptari i parë që publikon si autor i parë në bashkëpunim me Harvard Medical School, institucionin më të njohur në botë për kërkime mjekësore.

Në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Dr. Thaçi zbuloi detajet e punimit të tij shkencor që mund të shënojë një kthesë në historinë e neonatologjisë. Ai trajton një nga sëmundjet më të rrezikshme që prek të sapolindurit – hemokromatozën neonatale, një gjendje e rrallë që mund të jetë fatale për foshnjat nëse nuk zbulohet me kohë.

“Është nder dhe përgjegjësi të publikosh në Harvard,” – deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e zbulimeve të reja në imunologji dhe trajtimet moderne të foshnjave.

Ky punim hap rrugën për diagnostikim të hershëm dhe terapi të avancuara, që mund të shpëtojnë mijëra jetë në mbarë botën.

Nga një fshat shqiptar – në laboratorët më elitë të botës. Kjo është fuqia e dijes dhe pasioni i një mjeku që nuk njeh kufij.

Written by: WindowRadio.de

Rate it