23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeAktualitetNë Shqipëri dje ishte prezent edhe presidenti Trump:

Në Shqipëri dje ishte prezent edhe presidenti Trump:

Në Tiranë u takuan gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian krerët e Ukrainës, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Polonië: Volodymyr Zelensky, Friedrich Merz, Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe Donald Tusk.
Ata biseduan për negociatat me Rusinë dhe bisedimet e mbajtura në Stamboll, ku u takuan delegacionet e Kievit dhe Moskës, me ndërmjetësimin e Amerikës dhe Turqisë.
Gjatë takimit në Tiranë ata telefonuan Trumpin të gjithë së bashku dhe u konsultuan për vazhdimin e bisedimeve si dhe masat që duhet ndërmarrë ndaj Rusisë.
Zelenski tha se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë. E nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra.
Macron tha se “duke refuzuar një armëpushim dhe dialog me Ukrainën, Rusia po tregon se nuk dëshiron paqe dhe po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën. Ne do të vazhdojmë të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, me Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin e të vullnetshmëve, për të përcaktuar një përgjigje të përbashkët”.
Ndërsa Merz bëri të ditur se ata kanë biseduar me Presidentin Trump dhe se do të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën për t’i dhënë fund luftës.
“Ne nuk do të dorëzohemi”, theksoi Friedrich Merz.
Ngjashëm ka deklaruar edhe Starmer, por edhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa i cili tha se BE po ashpërson sanksionet ndaj Rusisë – paketë pas pakete.
Në takimin e Stambollit ka pasur disa sinjalë të vogla pozitive, siç është shkëmbimi i të burgosurve dhe ca paralajmërime të tjera, por marrëveshje akoma nuk ka.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat