Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

Diaspora për Shqipërinë e lir bënë thirrje:

todayMay 8, 2025 3

Background
share close

𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐚𝐭ë𝐬 𝟏𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟓
Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë e lindur si një nismë qytetare e një grupi shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit, po ndjek me vëmendje dhe interes të veçantë proçesin zgjedhor te datës 11 Maj 2025 në Shqipëri.

Gjatë viteve të fundit, ne kemi qenë të pranishëm dhe dëshmimtarë të drejtpërdrejtë të zhvillimeve politiko-shoqërore në atdhe, përmes aktivizmit, mbështetjes së kauzave qytetare dhe bashkimit të zërit tonë me atë të bashkëatdhetarëve tanë, në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për drejtësi dhe llogaridhënie.

Me shqetësim të madh kemi vënë re një përkeqësim të vazhdueshëm të qeverisjes së vendit dhe të treguesve demokratikë, duke përfshirë mungesën e transparencës, përqendrimin e pushtetit në duart e pak individëve dhe abuzimin me të drejtat qytetare. Këto janë simptoma të rrezikshme të një demokracie që po zbehet, duke vënë në rrezik të ardhmen e Shqipërisë.

Në këtë moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne i bëjmë thirrje çdo qytetari shqiptar që të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e datës 11 Maj. Pavarësisht se lëvizja jonë është e natyrës qytetare dhe nuk mbështet asnjë forcë politike të caktuar, ne ndiejmë përgjegjësinë qytetare për të kërkuar ndryshim për të sfiduar qeverisjen që ka dështuar të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

Falë punës 5-vjeçare të DPSHL dhe mbështetjes së organizatave/individëve të ndryshëm, Vota e Diasporës është tashmë realitet. Më shumë se 245,000 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar. Ky është një sukses historik dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të ndikuar në të ardhmen e vendit.

Diaspora ka votuar tashmë dhe duke qenë shpresëplotë që ata e kanë shfrytëzuar këtë mundësi të papreçedentë, për të votuar kundër të keqes që na ka qeverisur dhe që ka lënë pas abuzim dhe autoritarizëm, i bëjme thirrje Shqiptareve në vend, të bëjnë të njëjtën gjë.

Vota juaj ka fuqinë të jetë katalizatori i ndryshimit dhe të rikthejë besimin te institucionet dhe puna e ndershme.

Largimi i keqqeverisjes përmes votës së lirë dhe të pandikuar është një hap i domosdoshëm për të rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar institucione që mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të vendit. Ne besojmë se vetëm përmes një ndryshimi të thellë mund të rikthehet demokracia në binarët e saj të vërtetë.

Në këtë udhëkryq kritik, vota është arma më e fortë që kemi për të rikthyer besimin tek institucionet dhe për të ndalur autoritarizmin.

𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐞𝐬𝐡𝐭ë 𝐭𝐚𝐧𝐢! 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚!

diasporavoton

diaspora🇦🇱

Written by: WindowRadio.de

Rate it