Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

Arrestohet pukjani në Korçë:

todayMay 7, 2025 4

Background
share close

Goditi me gur, xhamin e një bankomati, identifikohet, kapet dhe arrestohet 50-vjeçari i proceduar penalisht disa herë për shkatërrim prone.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 9 Korçë, një shtetas kishte goditur me gur, bankomatin e një banke të nivelit të dytë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale.

Written by: WindowRadio.de

Rate it