21.7 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomePolitikëRama quan kryetarin e bashkisë së Shkodrës mbetje e riciklueshme

Rama quan kryetarin e bashkisë së Shkodrës mbetje e riciklueshme

Kryeministri, në një moment frymëzimi të lartë artistik, vendosi t’i quajë Kryetarin e Bashkisë Shkodër dhe Drejtorin e Muzeut Marubi ‘mbetje të riciklueshme’. Një metaforë e guximshme, që ndoshta i ka shpëtuar nga ndonjë manual i menaxhimit të mbetjeve urbane, jo nga fjalori i një lideri shtetëror. Në vend që të respektojë institucionet lokale dhe trashëgiminë kulturore të Shkodrës, zgjedh të fyejë publikisht përfaqësuesit e saj. Po ndoshta në vend të riciklimit, çfarë duhet më parë: një kurs edukate apo një rikualifikim politik?

Në Shkodër, ku kultura dhe besimi kanë bashkëjetuar prej shekujsh, Kryeministri vendosi të shpikë një standard të ri komunikimi me mbetje të riciklueshme në respekt të inceneratorëve me sa duket, pasi nuk përfaqëson as shtet, as qytetërim, as respekt për institucionet, dhe aq më pak për Shkodrën. Në vend që të nxisë dialog dhe zhvillim, ai preferon përçmimin dhe fyerjen, si një autokrat që nuk duron as kritikën, as mendimin ndryshe. Por Shkodra ka mbijetuar perandori, diktatura dhe kriza do ta kalojë edhe këtë mentalitet riciklimi. Sepse ndryshe nga disa, Shkodra nuk flet me inat, por me histori.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat