21.7 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeKronikëMbas shtatë viteve pritje dhe dhimbje

Mbas shtatë viteve pritje dhe dhimbje

Me rastin e Antonio Karafilit jemi njohur nga STOP – TV KLAN. Kanë bërë disa emisione lidhur me dyshimet e nënës se djali nuk ishte vetëvrarë. Pas 7 vitesh dhimbje dhe betejë me drejtësinë, rezultoi që nuk ishte vetëvrarë, por ishte vrarë nga e dashura e tij 17-vjeçare dhe i dashuri i saj 65-vjeçar me të cilin vajza kishte një lidhje paralele. Policia, prokuroria dhe gjykata dështuan. U mbyllën dosje, vajza emigroi në Kanada dhe 65 vjeçari vrau veten para një viti (mbase nuk e mbante dot më në ndërgjegje vrasjen e Antonios). Instikti i një nëne doli më i fortë se të gjitha institucionet bashkë. Ajo nuk rreshti kurrë së besuari se i biri ishte vrarë dhe vetëm falë saj dhe disa gazetarëve të Stopit, drejtësia nisi të lëvizë. Ky nuk është thjesht një krim, është dështim total i shtetit përballë këmbënguljes së një nëne.

Mbase tani Antonio do të mund të prehet në paqe, por ata që neglizhuan çështjen e tij për 7 vite nuk duhet t’i zërë gjumi natën!

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat