21.7 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeBotëGati 200 policë ekstremistë në Gjermani

Gati 200 policë ekstremistë në Gjermani

Gati 200 policë ekstremistë në Gjermani
Gati 200 policë në Gjermani dyshohen aktualisht se i përkasin të djathtës ekstreme. Saktësisht 193 nëpunës të landeve janë në procese disciplinore për shkak se dyshohet se i përkasin të ekstremizmit të djathtë.
Këto janë të dhënat zyrtare të ministrive të brendshme nga 16 landet e Gjermanisë, por dyshohet se numri mund të jetë edhe më i madh, sespe disa nga landet më të mëdha, si Renania Veriore Vestfalia (NRW), Berlini dhe Mecklenburg-Vorpommern nuk kanë paraqitur të dhëna të sakta.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann (nga partia CSU, e cila në të ardhmen do të drejtojë edhe ministrinë e Brendshme federale) thotë se të gjithë policët duhet të jenë të përkushtuar ndaj rendit demokratik, ndryshe nuk mund të jenë policë.
Prej vitit 2020 në Gjermani ka pasur 571 procese kundër policëve për shkak të qëndrimeve të tyre ekstremsite.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat